Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...

Të shtënat me armë për të cilat pretendohet se ndodhën para 4 ditësh në zonën e Rrjollit vijojnë të mbesin “mister”, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar nga situata e ndodhur dhe të zhgënjyer nga Policia e Shtetit e cila përgënjeshtroi ngjarjen e rëndë.
Në një prononcim për mediat lokale, ka reaguar e irrituar banorja Luçiana Kokaj e cila tha se Policia e Shtetit të zbardhë sa më parë ngjarjen e të zbulohet nëse të shtënat me armë ishin kërcënim për banorët apo për punonjësit e Policisë.
Më tej Kokaj theksoi se Policia duhet të punojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes e t’u besojë efektivëve të vet dhe jo rojeve të kompanisë private.
“Meqë nuk ka pasur krisma armësh, Policia e Shtetit të na sqarojë se pse u nis një furgon policie me gjithë efektivë brenda për në bregdet? Pse u ndalua një makinë e cila vinte nga bregdeti, e qytetarët që ishin brenda u shoqëruan? I ka parë i gjithë fshati, i morën dhe i çuan në komisariat. Këtë le të na sqarojë Policia, se nëse këta nuk kanë dëgjuar krisma armësh për çfarë po bëhen këto procedura?” u shpreh Luçiana Kokaj në fjalën e saj.
Banorët e Rrjollit kanë ngritur shqetësimin e tyre për disa të shtëna me armë të ndodhura para pak ditësh gjatë protestave të banorëve.
Nga ana tjetër blutë e Shkodrës kanë përgënjeshtruar ngjarjen për të cilën kanë njoftuar se nga dëshmitë e marra të të pranishmëve në vendngjarje nuk janë konfirmuar të shtëna me armë zjarri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi dje shtetasja L. K. ka deklaruar në rrjetet sociale se ka dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Rrjollë. Menjëherë, shërbimet e Policisë që kanë qenë të dislokuara në fshatin Rrjollë kanë kryer kontroll të zonës, kanë pyetur rojet e kantierit të firmës së ndërtimit aty pranë dhe disa qytetarë të pranishëm në bregdet, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri” njoftoi Policia e Shkodrës para 4 ditësh.
Ndërsa në fjalën e saj banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj shprehet e sigurt se të shtënat me armë kanë ndodhur e për këtë ngjarje të rëndë është në dijeni dhe Policia e Shtetit. Ndaj ajo kërkon që kjo ngjarje të zbardhet, duke shtuar se as ajo, as banorët e Rrjollit nuk kanë gënjyer ndonjëherë.
“Banorët nuk kanë gënjyer në asnjë ditë të vetme që ditën e parë. Nuk kemi gënjyer që toka është e jona. Nuk kemi gënjyer se jemi dhunuar. Nuk kemi gënjyer se jemi marrë me forcë nga forcat e Policisë. Nuk kemi gënjyer se ka pasur krisma armësh. Pas deklaratës së Policisë ne ndihemi akoma më të kërcënuar” tha Luçiana.
Fjala e Luçiana Kokaj: Si çdo ditë jemi këtu të rruga në mal, nga ku herën e shkaur kemi dëgjuar krisma armësh. Indicia për këtë ngjarje nuk ka qenë nga reagimet në rrjete sociale, por nga policë që janë këtu. Sapo kanë dëgjuar krismat e armëve ata janë larguar menjëherë. Meqë nuk ka pasur krisma armësh, Policia e Shtetit të na sqarojë se pse u nis një furgon policie me gjithë efektivë brenda për në bregdet? Pse u ndalua një makinë e cila vinte nga bregdeti, e qytetarët që ishin brenda u shoqëruan? I ka parë i gjithë fshati, i morën dhe i çuan në komisariat. Këtë le të na sqarojë Policia, se nëse këta nuk kanë dëgjuar krisma armësh për çfarë po bëhen këto procedura?
Nuk kanë pasur nevojë që të pyesin punonjësit e sigurisë, ka pasur nevojë për të pyetur punonjësit e vet Policia. Ata kanë qenë këtu prezent, që i ka dëgjuar krismat njësoj si ne. Se kush i ka gjuajtur e për çfarë arsye, kjo është detyra e Policisë së Shtetit ta zbulojë e të nxjerrë në dritë të vvërtetën. A jemi kërcënuar ne apo punonjësit, këtë le ta zbulojë Policia e Shtetit. Jo të dalin në deklarata për shtyp e të përgënjeshtrojnë banorët. Banorët nuk kanë gënjyer në asnjë ditë të vetme që ditën e parë. Nuk kemi gënjyer që toka është e jona. Nuk kemi gënjyer se jemi dhunuar. Nuk kemi gënjyer se jemi marrë me forcë nga forcat e Policisë. Nuk kemi gënjyer se ka pasur krisma armësh. Pas deklaratës së Policisë ne ndihemi akoma më të kërcënuar.
Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vetëm, teksa kompania ...
Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviç, tha se ky është një “moment historik dhe hapi i fundit drejt a...
Argusto Berberi, dyshohet të jetë efektivi i policisë i ndaluar këtë të mërkurë, në kuadër të oper...
Prokuroria ka nisur hetimet për 9 personat të cilët u përfshinë pasditen e djeshme në sherrin me thika të ndodhur në V...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë të enjte, ku një e re ka humbur jetën vetëm pak dit...
Edhe këtë të martë, vatra e zjarrit mbetet aktive, ndërsa pavarësisht ndërhyrjeve të bëra, flakët janë ...
Ky shkrim merr një dimension të ri në dritën e zhvillimeve më të fundit në sektorin energjetik shqiptar. Në një mom...
Stina e pranverës ka sjellë një rritje të rasteve të alergjive sezonale në qytetin e Elbasanit dhe në rrethinat e tij. Rrit...
Edhe këtë të martë, vatra e zjarrit mbetet aktive, ndërsa pavarësisht ndërhyrjeve të bëra, flakët janë ...
Në prag të çeljes së sezonit turistik, ndërsa ka nisur pastrimi i vijës bregdetare të Darëzezës, një probl...