AKTUALITET

Kriza e transportit në Shqipëri, nga sot më pak autobusë në qarkullim!

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 07:20

Kriza e transportit në Shqipëri, nga sot më pak autobusë

Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të operimit dhe mosrealizimit të kompensimit për karburantin.

Shoqatat kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet. Vendimi vjen pas kërkesave të vazhdueshme të operatorëve për zgjatjen me të paktën tre muaj të periudhës së kompensimit të naftës, pasi kostot e operimit me flotë të plotë janë bërë të papërballueshme. Efekti pritet të ndihet drejtpërdrejt nga qytetarët. Më pak mjete në qarkullim do të nënkuptojnë ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve mes autobusëve, mbingarkesë të mjeteve që do të vijojnë të operojnë dhe vështirësi më të mëdha për qytetarët që varen çdo ditë nga transporti publik.


KERKESA

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme institucionale. Në kërkesën e datës 31 gusht 2026, shoqatat ngrenë shqetësimin për situatën financiare të operatorëve të transportit publik, e cila, sipas tyre, ka arritur në një nivel që ndikon drejtpërdrejt në mundësinë për të vijuar ofrimin e shërbimit me kapacitet të plotë. Masa e paralajmëruar është e drejtpërdrejtë: nga 1 shtatori operatorët do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional të secilit operator. Shoqatat theksojnë se reduktimi nuk paraqitet si një zgjedhje, por si pasojë e pamundësisë financiare për të përballuar kostot e operimit të flotës së plotë. Karburanti, sipas tyre, është një nga zërat kryesorë të kostove të aktivitetit.

KOMPENSIMI

Një nga shqetësimet kryesore të operatorëve lidhet me kompensimin e kostove të karburantit. Në dokument thuhet se, pavarësisht kërkesave dhe komunikimeve të vazhdueshme me institucionet përgjegjëse, për një pjesë të problematikave të ngritura ende nuk është dhënë përgjigje apo zgjidhje konkrete institucionale. Sipas shoqatave, kjo situatë, e kombinuar me nivelin e lartë të çmimeve të karburantit dhe shpenzimet e tjera të domosdoshme për funksionimin e aktivitetit, ka cenuar ndjeshëm likuiditetin financiar të operatorëve. Shoqatat kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin përgjigje konkrete për kërkesat e paraqitura dhe të mundësojnë realizimin e kompensimit të parashikuar për kostot e karburantit, si dhe vijimin e mbështetjes për periudhën në vazhdim.


PARALAJMËRIMI

Operatorët argumentojnë se operimi me flotën e reduktuar do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe vazhdimësinë e transportit publik. Ata kërkojnë trajtimin me prioritet të situatës, me synim shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm të shërbimit dhe rikthimin sa më parë të kapacitetit të plotë operacional. Në thelb, letra e dy shoqatave vendos përballë institucioneve një problem me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët: nëse nuk gjendet një zgjidhje financiare për operatorët, reduktimi i flotës pritet të përkthehet në më pak autobusë, më shumë pritje dhe mbingarkesë në transportin publik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?