Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

P
Piranjat29 December 2025, 16:46 · 2 min lexim
Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e

Kriza e ujit po godet drejtpërdrejtë edhe bizneset e vogla në Vlorë, në prag të festave të fundvitit. Për shitësin e peshkut Shpëtim Xhelaj, mungesa e ujit ka qenë “goditja përfundimtare” për financat e tij, në një periudhë kur priste rritje të klientelës me ardhjen e emigrantëve. 

“Gjendja është shumë keq për sektorin e peshkimit. Edhe akullin e kemi blerë me lekët tona nga Orikumi sepse Vlora nuk ka ujë. Ujë për pastrim apo për të larë duart nuk bëhet fjalë,” tha Xhelaj. 

Ai u shpreh se nuk po arrin të shesë produktet e peshkut, pasi mungesa e ujit e bën të pamundur edhe përpunimin bazë të produktit. Xhelaj e cilësoi situatën si të papranueshme pas dekadash problematikash me shërbimet bazë, duke e lidhur krizën me përgjegjësinë politike të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

“Të na rrojë partia, por kjo parti mos ardhtë asnjëherë. Në 35 vjet të mos kemi ujë, drita, rrugë, nuk ka ku të vejë! Njëherë mungojnë dritat, njëherë uji dhe pastaj duan taksat nga bizneset. Me çfarë t’i paguaj taksat? Unë nuk kam bërë asnjë shitje sot. Kush blen peshk sot? Unë skam ujë që ta pastroj dhe as ai që e blen nuk ka ujë. Jemi gropë për vitin e ri. E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama,” u shpreh ai 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.