Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Kruja u përvëlua, Rama nga plazhet e jugut: Nuk pati dëme

P
Piranjat 9 August 2026, 10:11 · 3 min lexim
Kruja u përvëlua, Rama nga plazhet e jugut: Nuk pati dëme

Dhjetra banorë kanë dëshmuar në vetë të parë mungesën e institucioneve shtetërore me mjete të specializuara për shuarjen e zjarrit masiv që rrezikoi qindra banorë të Krujës. Ndërsa kryeministri i vendit nga brigjet e plazheve të jugut thotë se s’ka asnjë njeri të dëmtuar.

Qindra hektarë me pyje, ullishta shekullore, vreshta u përvëluan nga zjarri, por mesa duket për Edi Ramën për sa kohë nuk janë të baçes së tij, këto nuk janë dëme.

Njeriu që vetëm pa ditë më parë përdori fondin e emergjencës, 4.2 milionë euro, jo për të blerë automjete zjarrfikëse apo mjete për ekipet e shurjes së zjarreve, por për koncertin e Kanye Wes, falenderon zjarrfikësit për punën, të cilët i ka lënë me kazma e lopata në dorë për fikjen e zjarreve të përmasave të tilla.

Postimi në X:

Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese.

Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:

“Zoti Kryeminister ! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte …por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri ”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.