Kruja vijon të digjet, vatër zjarri edhe në lagjen Abaze, aty ku nisi zjarri i madh më 8 gusht

Kruja vijon të përballet me flakët, ndërsa gjatë gjithë natës ka vijuar lufta për shuarjen e zjarrit mbi Zidoll dhe në lagjen Boje, nga ana e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, të cilët kanë ndërhyrë nga terreni.
Me zbardhjen e ditës së sotme, kanë rifilluar punën dy helikopterë të ushtrisë, të cilët vijojnë të hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit që janë ende aktive në këtë zonë.
Një vatër e vogël zjarri vijon të jetë aktive edhe në lagjen Abaze, fare pranë vendit ku nisi zjarri i madh më 8 gusht. Në këtë zonë është ndërhyrë disa herë, si nga ajri, ashtu edhe nga toka, por zjarri riaktivizohet për shkak të dendësisë së gjetheve dhe bimëve (humusit) të akumuluara ndër vite, duke e vështirësuar fikjen totale të tij.
Dy helikopterët e ushtrisë po merren me vatrat e zjarrit në afërsi të lagjes Abaze dhe mbi lagjen Boje, në afërsi të Zidollit.
Situata është drejt normalizimit dhe zjarri drejt shuarjes. Nuk raportohet për dëme në banesa apo njerëz, ndërsa dëmi në ekosistem është i pallogaritshëm, pasi janë djegur florë dhe faunë, të cilat do të kërkojnë dekada për t'u ripërtërirë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pas pagesave miliona euro për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit

KLSH: Shintigrafia te “Shefqet Ndroqi” jashtë funksionit prej 2020-s, mungon akseleratori linear te Neurokirurgjia

58 mijë makina hynë në qarkullim në rrugët e vendit në janar-korrik, 11% elektrike

Një letër nga ferri i Burrelit për Enver Hoxhën – dhe urdhri brutal i Hysni Kapos për djalin e Isuf Luzajt

Turizmi dhe mungesa e prodhimit rriti çmimet e peshkut dhe perimeve në korrik

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

Temperatura ekstreme në Shqipëri! Ditën e sotme temperaturat mbi 42 gradë në hije





