Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestave në Tiranë

P
Piranjat28 June 2026, 21:39 · 3 min lexim
Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestave në

Po zhvillohet në Tiranë protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, fjalën e mori edhe Sindi Manushi, kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno të Italisë, e cila tha se kishte ardhur në protestë si shqiptare dhe jo si përfaqësuese e një institucioni italian.

Manushi, falënderoi protestuesit për durimin dhe guximin e treguar, duke e cilësuar qëndresën e tyre si një moment të rëndësishëm për vendin.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë organizimin e tyre.

“Këtu nuk kam ardhur si institucion italian, nuk kam ardhur si eurodeputetët që vijnë këtu të shtyrë nga kurioziteti. Unë jam njëra prej jush, jam shqiptare, kjo është shtëpia ime dhe ju jeni njerëzit e mi. Të më falni nëse më dridhet zëri nga emocionet, por erdha enkas vetëm për një ditë e gjysmë. Erdha vetëm për t’ju falënderuar për durimin dhe guximin që keni treguar.

Shqipëri e re! Shqipëri e re! Shqipëri e re! Ju, të dashur bashkëkombas, në shumë pak ditë arritët të shqyeni vellon e hipokrizisë që Edi Rama ka qëndisur. Edi Rama e nisi karrierën e tij duke i marrë me fasadat e pallateve dhe e vazhdoi duke u marrë me fasada dhe propagandë, por kundër propagandës së Ramës është realiteti shqiptar. Ju jeni realiteti shqiptar, ju jeni e vërteta.

U erdhi fundi. Unë kam një kërkesë për ju, një lutje: mos u dorëzoni, mos u dorëzoni, organizohuni në shesh, në institucione, në lëvizje, në kolektive. Sepse boshllëkun që lënë partitë e kalbura në Parlament do ta zëvendësoni ju. Mos kini frikë nga politika, vendi është i juaji. E gënjen mendja Edi Ramën se do të shkrihet kjo protestë dhe do të përçahemi.

E gënjen mendja, sepse këtu na ka, këtu do të na ketë. Ta dini se ju jeni edhe përfaqësuesit, keni nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoni edhe njerëzit që nuk mund të vijnë këtu, por edhe zëri i tyre do të dëgjohet me anë të votës. Kjo do të ndodhë shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën që ne do të përfundojmë, kur është ai në fund, në ngrysjen e karrierës së tij, ne jemi vetëm në fillim. Ky është fillim i ri. Kjo është Shqipëri e re. Ju jeni fati i Shqipërisë, jeni e ardhmja. Faleminderit që ekzistoni, ju dua shumë”,- tha Manushi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.