Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Kryeinspektori firmos dy urdhra: Ngrihet grupi i punës, të verifikohen shkaqet e rënies së zjarrit në kompleksin "Arlis"

P
Piranjat15 April 2026, 11:15 · 1 min lexim
Kryeinspektori firmos dy urdhra: Ngrihet grupi i punës, të verifikohen

Një ditë pas zjarrit në pallatin e banimit pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka firmosur dy urdhëra për inspektim.

Në njoftimin zyrtar thuhet se inspektimi do të kryhet nga trupat Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Të kryhet inspektim i menjëhershëm nga trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe  Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit me pasojë zjarr, në zbatim të shkronjës “b”, pika 1, neni 33, të ligjit për inspektimin”, thuhet në shkresat e firmosura nga Sula.

Trupa inspektuese përbëhet nga Teuta Kukaj, Drilona Baruti dhe Alma Prendi.

Kujtojmë që nga zjarri në pallat u asfiksuan 11 persona, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga një biznes në katin e parë të pallatit 12 katësh.

Kryeinspektori firmos dy urdhra: Ngrihet grupi i punës, të verifikohen

Kryeinspektori firmos dy urdhra: Ngrihet grupi i punës, të verifikohen

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.