Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet
AKTUALITET

Kryemadhi pas paraqitjes në SPAK: Proces politik, akuzat ndaj meje dhe Metës janë nxjerrë nga konteksti

P
Piranjat 3 August 2026, 13:20 · 11 min lexim
Kryemadhi pas paraqitjes në SPAK: Proces politik, akuzat ndaj meje dhe

Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK, në kuadër të detyrimit për paraqitje, ndërsa pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka folur për mediat lidhur me procesin hetimor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi deklaroi se vijon të kundërshtojë metodologjinë e përdorur nga organet e hetimit, duke e konsideruar procesin ndaj saj dhe Metës si politik.

“Jam shumë koshiente në të gjithë metodologjinë dhe mënyrën se si është përdorur i gjithë ky proces kundër nesh, për të qenë një proces politik”, u shpreh ajo.

Duke folur për dokumentet e dosjes hetimore, Kryemadhi tha se marrja dhe analizimi i materialeve të tjera, përfshirë komunikimet telefonike dhe përgjimet, sipas saj kanë nxjerrë në pah se disa prej mesazheve të përdorura në akuzë janë shkëputur nga konteksti.

Ajo theksoi se përballja e mesazheve me dokumentet shkresore, sipas saj, ka krijuar një tablo tjetër mbi çështjen.

“Ka disa mesazhe që janë pa kuptim dhe ndërkohë ka dokumente shkresore të cilat vërtetojnë të kundërtën e asaj që thotë akuza”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal edhe te disa prej çështjeve që, sipas saj, përfshihen në hetim, duke përmendur fibrën optike, interkonjeksionin, ligjin e minierave dhe hetimin pasuror.

Ajo ngriti gjithashtu pyetje lidhur me vendimet e qeverisë dhe KKT-së që janë pjesë e akuzave dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dëshmi për rolin e tij në këto vendimmarrje.

Sipas Kryemadhit, nëse ndaj Ilir Metës ngrihen pretendime lidhur me dy vendime të firmosura nga Edi Rama, atëherë dëshmia e kryeministrit do të ishte e rëndësishme për të sqaruar nëse dhe çfarë ndikimi ka ushtruar ajo ndaj tij.

“Pra, të vijë të dëshmojë në këtë gjë”, tha Kryemadhi.

Gjatë komunikimit me gazetarët, ajo ironizoi edhe sasinë e madhe të dokumentacionit në zyrat e SPAK, duke thënë se dosjet hetimore përmbajnë një volum të konsiderueshëm materialesh, të cilat në disa raste, sipas saj, përsëriten.

Kryemadhi deklaroi se pavarësisht skepticizmit që ekziston ndaj politikës, ajo mbetet e bindur se procesi ndaj saj dhe Metës është politik.

“Jam e bindur që ishte një akuzë politike”, përfundoi ajo, ndërsa uroi gazetarët për pushime të mbara dhe tha se do të shihet sërish në shtator.

Monika Kryemadhi: Kisha detyrim paraqitje. Normalisht edhe diskutojmë, edhe debatojmë, për probleme të ndryshme që kanë lidhje, po themi, me çështje të ndryshme me metodologjinë, me konceptet. Pavarësisht se jemi kundërshtarë në këtë gjë, unë jam shumë koshiente në të gjithë metodologjinë dhe mënyrën se si është përdorur i gjithë ky proces kundër nesh, për të qenë një proces politik.

Normal që asnjëri nga ata nuk do kërkonte të bëheshe statistikë, pra qoftë prokuror apo BKH, sepse të kundërshtosh një veprim kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit para dy vjetëve apo tre vjetëve do të thoshte që t'i shpallje luftë sistemit të Edi Ramës. Dhe kështu që secili nga këta mund të përfundonte si statistikë në burg, si një prokuror i korruptuar, apo oficer gjyqësor, apo BKH e korruptuar. Kështu që, normalisht është një proces i cili, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj me qëndrimin tim shumë koshiente dhe konsistente në atë përsa i përket, po themi, gjithë këtij procesi, por që është një procedurë e cila ka gjithë gjërat e veta

 Unë ju garantoj që me barrë nuk ngel. Për këtë ju them domethënë e para. E dyta, sigurisht që njerëzit për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme proceduriale, edhe mund të jenë të shpikura, edhe mund të jenë të vërteta. Çdo, sa herë që vjen në jetë një foshnje, është një gjë shumë e mirë se është një qytetar më shumë për Shqipërinë, në këtë kohë që shpopullohet. Ndoshta duke ditur që po i shpopullojnë Shqipërinë, edhe këta thonë, po ngrejmë një mini-maternitet. Shiko, aty ka disa zyra të cilat janë të tejmbushura me letra, që unë jam e bindur që shumë shpejt pjesa më e madhe e tyre do kenë probleme për sa i përket problemeve të mushkërisë nga karboni i letrave të ndara që janë. Është një, domethënë, nuk ke ku rrotullohesh nga dokumentacionet që kanë.

Duke pasur parasysh edhe mënyrën se si funksionon. Unë e kam këtë nga eksperienca ime dosjet hetimore që ka dokumenta, dokumenta, dokumenta që janë edhe nganjëherë të ripërsëritura disa herë. Kështu që, unë i kam të skanuara, këta i kanë, po themi, në gjendje hard copy të printuara. Shikoj njerëz të cilët janë të izoluar në komunikime me njëri-tjetrin për shkak ndoshta edhe të sekretit hetimor që ata kanë. Nuk do t'ia uroja askujt të ishte aty brenda si punonjës, sepse dashje pa dashje je gjithmonë në konflikt me njerëzit. Shiko, nuk është se është qejf, është sfidë. Dhe është një lloj mënyre që secili nga ne bën zgjedhjen e tij për ta përballuar. Ka njerëz që nuk e përballojnë dot dhe e vuajnë atë gjë, por ka dhe njerëz të cilët bëjnë paqe me veten dhe janë konsistent në procesin e tyre të drejtë që ata mendojnë.

Atëhere, atëhere ishte mungesa e informacionit dhe përballja me një akuzë e cila të vendos në dilemë, sepse veshin në kohë të para 12 vjetëve, 13 vjetëve dhe asnjëri nga ne nuk mban mend çfarë ka ngrënë dje, jo më çfarë mund të ketë bërë para 14 vjetëve apo 16 vjetëve mund të quajmë. Marrja e telefonit, zbërthimi i këtyre, marrja dhe e dy fashikujve të tjerë të cilët ne i kërkuam për çështjen e përgjimeve ambientale apo edhe telefonike, sigurisht që përfundoi dhe mbylli komplet pazëllin e dosjes ku në një farë mënyre qartësoi nxjerrjen nga konteksti të të gjitha mesazheve në akuzë. Pra, tregoi që ishte një akuzë politike. Metodologjia për hir të së vërtetës që unë përdora për të ballafaquar çdo mesazh dhe çdo të dhënë, i dha kuptim të gjithë mbrojtjes përsa i përket fibrës optike.

Ndërkohë që kam edhe tre seksione të tjera që është interkonjeksioni, ligji i minierave dhe hetimi pasuror. Gjë që janë po përsëri, ligji i minierave është dhe interkonjeksioni janë të cituara në bazë të mesazheve. Pra, ka disa mesazhe që janë pa kuptim dhe ndërkohë ka shkresa të, dokumenta shkresore të cilat vërtetojnë të kundërtën e asaj që thotë akuza. Dhe kështu patjetër detyrimisht duhet të ballafaqojmë. Se në qoftë se merret i pandehur Ilir Meta për dy vendime që ka firmosur Edi Rama, një për vendimin e 15 Janarit të 2014-ës të vendimit të qeverisë për VKM-në dhe një për vendimin e KKT-së numër dy të 5 Majit të 2015-ës.

Atëhere SPAK-u pretendon që unë kam ushtruar ndikim të paligjshëm përkundrejt kundërshpërblimit ndaj Edi Ramës. Kështu që automatikisht fundorja e gjithë këtij procesi është Edi Rama, kështu që dëshmia e tij është domethënëse dhe shumë e rëndësishme për të vërtetuar dhe për të thënë nëse cili ka qenë ndikimi që Monika Kryemadhi ka ushtruar ndaj Edi Ramës. Pra, i ka vënë pistoletën në kokë Monika Kryemadhi që ka firmosur këto gjëra, apo e ka blerë?

Pra të vijë të dëshmojë në këtë gjë. Dhe pastaj, po kështu është edhe procesi dhe metodologjia e gjithë kësaj për të vajtur te ligji i minierave që nuk ka lidhje fare nga ajo çfarë pretendojnë ndërhyrjen e Zamir Manes, sepse është komplet gjë tjetër, duke parë procesverbalet e mbledhjeve të komisionit, duke parë procesverbalin e parlamentit, duke parë procesverbalet e gjithë sistemit të votimit, të komisioneve, qoftë e Komisionit të Ekonomisë, qoftë e Komisionit të Ligjeve, qoftë e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

Është një komplet format tjetër. Jam e bindur që, dhe faktikisht kjo është, por pavarësisht se njerëzit gjithmonë janë skeptikë ndaj politikës, ishte një akuzë politike të cilën kjo është fatura që paguajnë të gjithë politikanët në këtë mënyrë. Duam apo s'duam ne. Faleminderit dhe juve, pushime të mbara. Shihemi në shtator.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.