Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Kryeministri akuzohet për korrupsion”/ Media publike italiane, Rai: Revolucioni i Flamingove vazhdon, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

P
Piranjat23 July 2026, 19:02 · 1 min lexim
“Kryeministri akuzohet për korrupsion”/ Media publike italiane,

Protesta e zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Media publike italiane RAI i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Tiranë, duke raportuar mbi përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si dhe mbi akuzat që demonstruesit adresojnë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në shkrimin e saj, RAI thekson se “Revolucioni i Flamingove” vijon dhe se protestat kundër ndërtimit të një mega-resorti luksoz në një zonë të mbrojtur në Shqipëri nuk janë ndalur.

Sipas medias italiane, protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe për “shitjen e territorit të vendit për përfitime ekonomike”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.

RAI raporton gjithashtu se demonstruesit u përpoqën t’i afrohen godinës së Kuvendit në Tiranë, por u penguan nga forcat e policisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës dhe automjete me ujë për të shpërndarë turmën.

Media italiane thekson se protestat kanë vazhduar prej afro dy muajsh, duke e cilësuar lëvizjen si një nga zhvillimet më të rëndësishme të momentit në Shqipëri.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.