AKTUALITET

Prindërit e Martin Canit ‘shuplakë’ Ramës: Mos e përdor emrin e djalit tonë për propagandë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Korrik 2026, 09:17

Prindërit e Martin Canit ‘shuplakë’ Ramës: Mos e

Familja e të ndjerit Martin Cani ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe dështimit të institucioneve shtetërore.

Përmes një deklarate, prindërit e 14-vjeçarit dënojnë përdorimin politik të tragjedisë së djalit të tyre, duke refuzuar deklaratat e sotme të kreut të qeverisë se prindërit duhet të ndihen “të lehtësuar”.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se mbyllja e TikTok-ut ishte thjesht një justifikim politik, pasi vrasjet e të miturve në Maliq dhe Durrës dëshmojnë se krimi nuk ndalet nga rrjetet sociale, por nga siguria dhe sistemi arsimor. Ata hedhin poshtë edhe projektet për vendosjen e kamerave nëpër shkolla, duke i konsideruar ato si mjete propagande që nuk parandalojnë dhunën dhe nuk zëvendësojnë dot psikologët.

Një akuzë e drejtpërdrejtë i bëhet kryeministrit, i cili sipas tyre deklaron se mendon për Martinin, por nuk e ka takuar kurrë familjen Cani dhe as nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit të tij.

Dhimbja e familjes shtohet edhe nga sjellja e ministres Balluku, e cila sipas deklaratës qeshi në Parlament kur u përmend emri i Martinit.

Mbi të gjitha, prindërit denoncojnë se Martin Cani humbi jetën sepse në Spitalin e Traumës mungonte një kardiokirurg dhe pajisja jetike zemër-mushkëri, e cila kushton më pak se një makinë qeveritare.

“Martini nuk ishte slogan politik, por një futbollist me ëndrra që meritonte të jetonte,” përfundon deklarata e familjes që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi reale.

Deklaratë për shtyp
Tiranë, 17.07.2026
Familja Cani shpreh indinjatën e saj të thellë për mënyrën se si Kryeministri Rama vazhdon të përdorë emrin e djalit tonë, Martin Cani, për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin.
Edhe sot, në fjalimin e tij publik, Kryeministri deklaroi se: “Prindërit duhet të ndihen të lehtësuar… qeveria është ndryshe nga si përshkruhet në kanalet sociale.” Por ndërkohë, realiteti është krejt tjetër: fëmijët vazhdojnë të vriten, institucionet vazhdojnë të dështojnë dhe tragjeditë nuk po ndalen.
1. Vrasjet e miturve nuk ndaluan pas mbylljes së TikTok
Pavarësisht mbylljes së TikTok, të cilën qeveria e përdori si justifikim politik pas vrasjes së Martinit, realiteti është i qartë:
• Një i mitur u vra në Maliq.
• Një tjetër i mitur u vra në Durrës.
Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale.
2. Vendosja e kamerave nuk zgjidh problemin
Kryeministri foli sot për “smart city në shkolla” dhe për vendosjen e kamerave, duke thënë se: “Algoritmi është një trup që bën atë që thotë.”
Por kamerat:
• nuk parandalojnë dhunën,
• nuk zëvendësojnë psikologët,
• nuk zgjidhin mungesën e sigurisë,
• nuk e shpëtuan Martinin, dhe nuk do të shpëtojnë fëmijë të tjerë pa masa reale.
Siguria në shkolla kërkon veprime, jo pajisje teknologjike për propagandë.
3. Kryeministri thotë se “mendon vazhdimisht për Martinin”, por nuk ka bërë asgjë për familjen tonë
Nëse Kryeministri mendon vërtet për Martinin:
• Pse nuk ka takuar asnjëherë familjen tonë?
• Pse nuk ka ofruar asnjë mbështetje institucionale?
• Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?
Fjalët nuk mjaftojnë. Ne kemi parë vetëm heshtje, shmangie dhe përdorim politik të tragjedisë sonë.
4. Pse nuk është blerë pajisja e zemrës që do ta shpëtonte Martinin?
Martini vdiq sepse:
• Spitali i Traumës nuk kishte kardiokirurg;
• Spitali i Traumës nuk kishte pajisjen zemër-mushkëri, që riparon zemrën e të plagosurve në zemër.
Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë.
Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që qeveria të kuptojë se pajisjet shpëtojnë jetë, jo kamerat?
5. Pse Kryeministri nuk kritikoi ministrat që qeshën kur u përmend Martini në Parlament?
Kur u përmend emri i Martinit në Kuvend:
• Ministrja Manastirliu qeshi;
• Ministrja Balluku qeshi.
Kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Asnjë distancim. Asnjë ndëshkim. Asnjë ndjesë.
A është ky respekti që ai pretendon se ka për djalin tonë?
6. Policia nuk bëri detyrën – arma e krimit u gjet nga një kalimtar i rastësishëm
Nëse policia do të kishte vepruar siç duhet:
• Arma e krimit nuk do të gjendej nga një qytetar i rastësishëm;
• Provat nuk do të rrezikonin të humbnin;
• Hetimi nuk do të ishte i cunguar.
Kjo është dëshmi e qartë e dështimit të strukturave të rendit.
7. Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit 18-mujor për shkollën Fan Noli dhe sistemin shëndetësor
Në vend që të politizojë tragjedinë e Martinit:
• Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për përgjegjësinë e shkollës Fan Noli, e cila nuk njoftoi prindërit për incidentin e të premtes;
• Duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për dështimin spektakolar të sistemit shëndetësor, që e dërgoi Martinin në spitalin e gabuar dhe nuk kishte pajisjet për ta shpëtuar.
18 muaj hetim pa përgjigje është turp institucional.
Ne nuk do të heshtim
Martini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst për censurë. Martini nuk ishte justifikim për kamera.
Martini ishte një fëmijë i mirë, një futbollist me ëndrra, një djalë që meritonte të jetonte.
Ne kërkojmë:
• Drejtësi për Martinin
• Siguri për fëmijët e Shqipërisë
• Përgjegjësi nga institucionet
• Veprime, jo fjalë
Familja Cani Tiranë, 17.07.2026

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan