AKTUALITET

Kryetarët e gjykatave kërkojnë zhbllokimin e pagave: Vendimi i Kushtetueses s’mund të zbatohet në mënyrë selektive

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 19:20
Kryetarët e gjykatave kërkojnë zhbllokimin e pagave: Vendimi i

Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë ka reaguar për situatën e krijuar nga mosprocedimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, duke kërkuar zhbllokimin e tyre dhe zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Në qëndrimin institucional të mbajtur më 8 shtator, kryetarët e gjykatave theksojnë se mospagimi i punonjësve që vijojnë të kryejnë detyrën po krijon shqetësim dhe tension në sistemin gjyqësor.

“Paga për punën e kryer nuk është favor. Është detyrim”, thuhet në deklaratë, ku kërkohet që pagat e administratës gjyqësore të procedohen pa vonesë. Sipas kryetarëve të gjykatave, çështja nuk lidhet vetëm me aspektin financiar, por prek drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit, integritetin institucional dhe funksionimin normal të gjykatave.

NJOFTIMI

Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur më 8 shtator 2026, shqyrtoi situatën e krijuar nga mosprocedimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore dhe pasojat që kjo gjendje po sjell për funksionimin normal të gjykatave.

Kryetarët e gjykatave kanë përgjegjësinë të garantojnë funksionimin normal të gjykatave dhe të mbrojnë kushtet institucionale, administrative e financiare, pa të cilat drejtësia nuk mund të ushtrohet normalisht. Kur gjyqtarët dhe administrata gjyqësore vazhdojnë të kryejnë detyrën, ndërsa pagat nuk procedohen, reagimi institucional nuk është zgjedhje, por përgjegjësi.

Për administratën gjyqësore situata është veçanërisht e pajustifikueshme. Punonjësit e saj nuk janë palë në debatin mbi formulën e pagës së magjistratëve. Ata kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë detyrën, ndërsa paga për punën e kryer nuk u është dhënë. Paga për punën e kryer nuk është favor. Është detyrim. Shqetësimi i krijuar në radhët e administratës gjyqësore është real dhe nuk mund të nënvlerësohet. Reagimet e shfaqura gjatë ditës së sotme janë një tregues i tensionit që ka prodhuar mospagimi.

Mbledhja e Kryetarëve mbështet kërkesën e ligjshme të punonjësve për marrjen e pagave që u takojnë, por kjo nuk duhet të kuptohet si legjitimim i formave të reagimit që cenojnë vijimësinë e funksionimit të gjykatave. Shqetësimi duhet dëgjuar, funksionimi i drejtësisë duhet garantuar dhe pagat duhet të procedohen pa vonesë.

Në debatin publik është pohuar se gjyqtarët ose organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor i kanë rritur pagat vetes. Ky pohim nuk pasqyron thelbin juridik të çështjes. Gjyqësori nuk po kërkon të caktojë vetë pagën e tij. Po kërkon respektimin dhe zbatimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që ka rikonfirmuar pagën që nga viti 2016.

Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026, i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Vetë Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj publike të datës 7 shtator 2026, ritheksoi se arsyetimi dhe dispozitivi i këtij vendimi përbëjnë qëndrimin e saj zyrtar, duhet të lexohen dhe zbatohen në tërësinë e tyre dhe se respektimi i vendimeve të saj është kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues. Prandaj vendimi nr. 15/2026 nuk mund të lexohet në mënyrë të fragmentuar dhe as të zbatohet në mënyrë selektive.

Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe përcaktoi se efektet e shfuqizimit hyjnë në fuqi me ligjin e ri dhe, “në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026”. Ky afat ka përfunduar.

Nga data 1 gusht 2026 gjyqtarët kanë vazhduar të ushtrojnë funksionin e tyre. Detyrimi i shtetit për t’i paguar nuk mund të ketë përfunduar më 31 korrik dhe as mosveprimi i ligjvënësit nuk mund të shërbejë si arsye për rikthimin në një rregullim, efektet e shfuqizimit të të cilit Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar shprehimisht në kohë.

Vetë ekzekutivi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet. Atëherë ai duhet të zbatohet. Edhe për pagesat e prapambetura vendimi është i qartë. Paragrafi 110 përcakton se, nëse ndryshimet ligjore nuk bëheshin deri më 31 korrik 2026, llogaritja e tyre do të kryhej me formulën që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. Afati përfundoi dhe ligji nuk u miratua.

Mbledhja e Kryetarëve vlerëson se për mënyrën dhe afatin e shlyerjes së pagesave të prapambetura mund të përcaktohet një “skemë e arsyeshme përshtatjeje”, por vetë detyrimi nuk mund të vihet në diskutim. Pagesat e prapambetura duhet të përllogariten dhe shlyerja e tyre duhet të fillojë.

Çështja, tashmë, nuk është vetëm financiare. Bllokimi i pagave të sistemit gjyqësor, i shoqëruar me qëndrime të kundërta për efektet e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, prek drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit, integritetin institucional të tij, funksionimin normal të gjykatave dhe autoritetin e rendit kushtetues.

Paprekshmëria e pagës së gjyqtarit nuk është privilegj ekonomik. Ajo është një prej garancive të pavarësisë së gjyqësorit dhe, përmes saj, e së drejtës së qytetarit për një drejtësi të pavarur.

Në një shtet të së drejtës, asnjë institucion nuk mund të zgjedhë cilën pjesë të një vendimi kushtetues do të zbatojë dhe cilën do ta shtyjë. Respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese është detyrim dhe përgjegjësi e çdo institucioni shtetëror. Secili prej tyre duhet të ushtrojë kompetencat që i janë besuar për rivendosjen pa vonesë të ligjshmërisë dhe normalitetit kushtetues.

Mbledhja e Kryetarëve kërkon:
•procedimin e menjëhershëm të pagave të administratës gjyqësore, si dhe zhbllokimin dhe pagesën e pagave të gjyqtarëve në përputhje me efektet e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese;
•përllogaritjen dhe fillimin e shlyerjes së pagesave të prapambetura sipas paragrafit 110 të vendimit;
•respektimin nga çdo institucion të pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të tij institucional dhe autoritetit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është përplasja ndërmjet pushteteve. Është rivendosja e normalitetit kushtetues. Nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë respektimin e Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Mbledhja e Kryetarëve vlerësoi gjithashtu se, përballë seriozitetit të situatës së krijuar, duhet të thirret sa më parë Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Në një moment që prek të gjithë sistemin, gjyqësori duhet të dëgjojë zërin e çdo gjyqtari, të bashkojë qëndrimet e tij mbi parimet themelore që janë në diskutim dhe të flasë me një zë të vetëm në mbrojtje të pavarësisë së tij, integritetit institucional dhe rendit kushtetues.

Gjyqësori do të vazhdojë të përmbushë detyrën e tij. Institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë të tyren. Zgjidhja nuk mund të shtyhet më: ajo duhet të jetë e menjëhershme, ligjore dhe kushtetuese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?