Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

P
Piranjat 3 July 2026, 16:59 · 3 min lexim
KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka dalë me një reagim publik, nëpërmjet të cilit ka ngritur shqetësimin lidhur me dhunën joproporcionale që Policia e Shtetit përdori gjatë protestës së 2 Korrikut ndaj protestuesve pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas KSHH, aktet e izoluara të dhunës nga disa protestues të caktuar të tilla si hedhja e vezëve, apo gurëve nga individë të veçantë, nuk ia heqin tubimit karakterin paqësor në tërësi dhe nuk i heqin mbrojtjen pjesëmarrësve paqësorë.

“Nga monitormi i KShH rezulton se protesta kishte kryesisht karakter paqësor dhe situata ishte nën kontroll për një kohë të gjatë. Megjithatë, aktet e dhunshme të kryera nga disa individë nuk mund t’i atribuohen automatikisht të gjithë protestuesve”, shkruan Komiteti Shqiptar i Helsinkit në reagimin e tij.

Reagimi i KSHH thekson më tej se pas incidentit me automjetet që tentuan të dilnin nga ambjentet e Kuvendit, sjellja e forcave të policisë ndryshoi menjëherë.

“Sipas monitorimit në terren, brenda një kohe të shkurtër u kalua nga një situatë e qetë tek rrethimi dhe tek shtyrja e protestuesve, apo edhe tek përdorimi i gazit lotsjellës”, thekson KSHH, mbi dhunën e ushtruar nga forcat policore.

Juristët e KSHH shikojnë si tejet shqetësues faktin se policia nuk përdori paralajmërime publike paraprake ndaj protestuesve, por kaloi direkt në përdorimin e dhunës.

“Përdorimi i gazit lotsjellës, sipas vëzhgimit në terren, nuk u parapri nga një paralajmërim publik me një qendër zëri dhe rrjedhimisht as nga dhënia e një kohe të arsyeshme për shpërndarje vullnetare”, shkruan KShH.

Përdorimi i mjeteve të tilla cilësohen nga KSHH se prekin në mënyrë të padiferencuar edhe protestuesit paqësorë, gazetarët, vëzhguesit dhe persona të tjerë të pranishëm në protestë, dhe duhet të ishin masë e fundit, e domosdoshme dhe proporcionale.

Një shqetësim tjetër që vuri në pah KSHH konsiston në përdorimin e forcës ndaj personave që ishin neutralizuar dhe ndodheshin në tokë, por pavarësisht kësaj policia vijoi përdorimin e shkopinjve të gomës, goditjeve apo grushteve ndaj tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje protestuesve të distancohen nga çdo akt dhune dhe gjithashtu i bën thirrje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të hetojnë në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe efektive çdo pretendim për përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve. /BIRN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.