Kthesë e papritur e motit, zonat malore të Kukësit mbulohen nga dëbora

Reshje dëbore janë regjistruar në zonat malore të qarkut të Kukësit, duke rikthyer papritur atmosferën dimërore në mes të pranverës. Fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej janë zbardhur nga bora, ndërsa temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.
Pamjet nga terreni tregojnë se në disa zona trashësia e borës ka arritur disa centimetra, duke krijuar një situatë të pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet vendore, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor. Akset kryesore mbeten të hapura dhe të kalueshme, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mundshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Megjithatë, reshjet e dëborës në këtë fazë të pranverës ngrejnë shqetësime për sektorin bujqësor. Aktualisht, pemët frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.
Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se nëse temperaturat vijojnë të bien, mund të ketë ndikim negativ në prodhimin e këtij sezoni.
Nga ana tjetër, fermerët kanë nisur mbjelljen e kulturave bujqësore, përfshirë pataten, për të cilën deri tani nuk raportohen dëme të konsiderueshme. Sidoqoftë, situata mbetet në vëzhgim, pasi kushtet e motit mund të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të bimëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Detaje të reja/ Si nisi herri mes të rinjve në Vlorë

"Luftë civile" midis shimpanzeve në Ugandë/ Përleshje vdekjeprurëse pas dekadash bashkëjetese harmonike

Lezha pa drita! Moti i keq dhe reshjet e shiut, përmbyten disa lagje

E bija humbi jetën tragjikisht, nëna e Myrtos kërkon drejtësi mes lotësh: Pse e hodhën tutje si plehra? Të ndëshkohen

Porosi për vrasje nga qeveria, sa peshë ka dëshmia e shqiptarit në Britani

'T’ju vijë turp!'/ Blogeri italian ‘shpërthen’ ndaj qeverisë Rama: Pensionistët 100 euro për të jetuar, ju në luks

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania: Paguani gjobat e makinave me 50% ulje brenda 15 ditëve

VIDEO/ Aksident tek Tuneli i Elbasanit, karrotreci del nga rruga, automjeti nga korsia. Pamje nga vendngjarja





