Kthjellime dhe vranësira, në zonat malore priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit.
Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Lexo edhe
AKTUALITET
BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e kanalizime, por ujë 24 orë nuk ka

Përforcimi i themeleve të urës mbi lumin Mat, autoritetet kufizojnë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë

414 kg hashash në frigoriferë e valixhe/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, vlera e drogës në treg mbi 4 milionë euro

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë

Shqiptarët protestojnë edhe në Mynih kundër vendimit të Hagës





