AKTUALITET

“Ku është droga?”/ Humbi 500 kg kokainë të klanit shqiptar në Spanjë, shoferi merret peng dhe dërgohet drejt malit për ta ekzekutuar

Piranjat Përditësimi i fundit 27 August 2026, 19:12
“Ku është droga?”/ Humbi 500 kg kokainë të

Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë ton kokainë, një zinxhir shoferësh rumunë të kontraktuar për transportimin e saj në Evropë dhe një klan shqiptar që kërkonte të dinte se ku kishte përfunduar droga. Këto janë elementet e një historie që përfundoi më 10 gusht me ndërhyrjen e Policisë Kombëtare spanjolle në Caldes de Montbui, pranë Barcelonës.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga gazeta spanjolle “El País”, bazuar te informacionet e Ministrisë së Brendshme dhe burimeve policore, viktima është një 47-vjeçar me origjinë rumune. Ai ishte mbajtur i rrëmbyer për më shumë se një javë dhe ishte dhunuar vazhdimisht.

Policia dyshon se në momentin e ndërhyrjes rrëmbyesi po e transportonte drejt një zone malore dhe të izoluar të provincës së Barcelonës, ku mund ta ekzekutonte.

Historia nisi më 1 gusht, kur disa shoferë rumunë morën në telefon një video që mund të shihej vetëm një herë. Në pamje, një person i drejtonte një pistoletë në kokë viktimës dhe kërkonte informacion për vendndodhjen e drogës së humbur.

Një nga personat që mori videon njoftoi Policinë rumune. Hetimet e para treguan se mesazhi ishte dërguar nga një numër telefoni spanjoll, i regjistruar në emër të një shtetasi me origjinë rumune që jetonte në Spanjë.

Inspektori Alberto Olivares, nga Njësia e Krimit të Specializuar dhe të Dhunshëm e Policisë Kombëtare spanjolle, deklaroi se ky person dyshohet se ishte kontraktuar nga një klan shqiptar i trafikut të drogës për të organizuar transportimin e rreth gjysmë ton kokainë.

Sipas rindërtimit të hetuesve, kokaina kishte mbërritur fillimisht në Portugali dhe duhej të transportohej me kamion drejt një destinacioni të pacaktuar në Evropë.


Personi i kontraktuar nga grupi shqiptar ia kishte kaluar transportin viktimës, ndërsa ky i fundit kishte nënkontraktuar një shofer të tretë. Pikërisht aty humbi gjurma e ngarkesës.

Shoferi i tretë pretendoi se një grup tjetër trafikantësh e kishte sulmuar dhe i kishte grabitur kokainën. Në terminologjinë e policisë spanjolle, një grabitje e tillë e drogës mes grupeve kriminale njihet si “vuelco”. Pas kësaj, shoferi u zhduk.

Pronarët e kokainës kërkuan llogari për ngarkesën. Sipas hetimit, presioni kaloi nga ndërmjetësi te transportuesi i parë, i cili më pas u rrëmbye për të treguar se ku ndodhej shoferi i zhdukur dhe, mbi të gjitha, ku kishte përfunduar kokaina.

Më 7 gusht, autoritetet rumune kërkuan ndihmën e autoriteteve spanjolle, pasi dyshonin se rrëmbimi kishte ndodhur në Spanjë. Seksioni i Rrëmbimeve dhe Zhvatjeve i Policisë Kombëtare, së bashku me policinë në Katalonjë, nisi operacionin “Umbra”.

Hetuesit kishin fillimisht vetëm emrin e rrëmbyesit të dyshuar dhe numrin e tij të telefonit.

Policia identifikoi më pas një magazinë industriale në Sabadell, e cila sipas hetimit përdorej nga organizata që merrej me transportimin e drogës dhe ku ndalonin kamionët. Kontrolli i objektit nuk çoi te viktima, por operacioni detyroi të dyshuarit të lëviznin.

Më 10 gusht, vetëm 72 orë pas nisjes së hetimit në Spanjë, policia identifikoi në Barcelonë një automjet ku ndodheshin viktima dhe një person tjetër. Makina po lëvizte drejt një zone të izoluar malore.

Agjentët e ndoqën automjetin dhe ndërhynë në një rrugë me pak trafik në territorin e Caldes de Montbui.

Sipas Policisë Kombëtare, i dyshuari tentoi fillimisht të godiste agjentët me automjet. Më pas ai tentoi të përdorte një pistoletë “Tokarev” që mbante në një çantë në brez. Policët e neutralizuan dhe liruan 47-vjeçarin.

Pas arrestimit, i dyshuari deklaroi se kishte vepruar nga frika se vetë mund të bëhej objekt hakmarrjeje nga klani shqiptar që zotëronte kokainën.

Gjykata e la atë në liri të përkohshme pas procedimit për rrëmbim dhe armëmbajtje të paligjshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?