“Ku është spitali i ri?” Qytetari denoncon gjendjen skandaloze në Spitalin e Korçës

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave, gjendjen alarmante të Spitalit të Korçës, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe në kushte skandaloze për shërbimin ndaj pacientëve.

Sipas tij, ambientet e spitalit janë në gjendje të rënduar, me mungesë të theksuar aparaturash mjekësore dhe kushte minimale për trajtimin e qytetarëve. Ai shprehet se pacientët përballen çdo ditë me vështirësi serioze, ndërsa stafi punon në kushte të papërshtatshme.
“Është e papranueshme që në këtë kohë të kemi një spital në këtë gjendje. Mungojnë pajisjet bazë dhe kushtet janë shumë të dobëta,” – shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Nga pamjet e publikuara prej tij, duken qartë muret e plasaritura dhe me lagështi, çka dëshmon për amortizimin e thellë të godinës dhe mungesën e investimeve.
Përtej situatës aktuale, qytetari kërkon edhe mbajtjen e premtimeve të bëra për ndërtimin e një spitali të ri.
Ai sjell në vëmendje deklaratat e bëra nga socialistët gjatë vitit 2024, ku u premtua një investim për një spital modern me kushte bashkëkohore.
“Na është premtuar një spital i ri. Ku kanë përfunduar fondet dhe pse nuk është realizuar ky projekt?” – shprehet ai.
Denoncimi i tij ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe zbatimin e projekteve publike./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
28 minutat që çuan 19-vjeçaren shqiptare drejt vdekjes në Greqi: Sekretet e fshehura në “dhomën 10”

Falsifikonin dokumentet e Gjendjes Civile për letrat bullgare, arrestohet administratori i Ostrenit

Skandali: Gjendet helm për minj në ushqimin e fëmijëve të kompanisë HiPP

Gra me shami dyshohet se afrojnë fëmijët te një furgon i kuq! Eksperti i sigurisë tregon 3 elementët shqetësues

Doçi dhe Gjoka dhunojnë policin në burgun e Reçit, tentuan t’i vënë flakën qelisë





