AKTUALITET

Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it?

Piranjat Përditësimi i fundit 15 May 2026, 10:39

Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it?

Të duash të vesh vetulla e të përfundosh duke nxjerrë sytë. Kështu mund të konsiderohet monologu i ish drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, në Top Chanel. E pandehura e akuzuar nga SPAK për manipulim tenderash dhe pjesë e një grupi kriminal që ka rrëmbyer persona, ndonëse foli gjatë nuk arriti të sqarojë asnjë nga çështjet për të cilat është vënë në epiqëndrën e një nga dosjeve më të nxehta që ka ngritur prokuroria. Ajo prodhoi sllogane dhe parrulla, përsëriti “copy paste” togfjalësha të huazuar nga gjuha e Edi Ramës që i lexonte me bisht të syrit në letrën që mbënte përpara për tiu përgjigjur petjeve që i dinte paraprakisht, por nuk iu përgjigj në asnjë rast akuzave që gjenden kundër saj në dosje.

Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it?

Për të ilustruar këtë Lapsi.al ka marrë një shembull: çështjen e pronave të znj Karçanaj. Sapao ajo u mor e pandehur kryeministri nxitoi të deklaronte publikisht se ajo ishte aq e vobektë sa ende jetonte në një shtëpi me qera. Por kur gjykata vendosi në sekuestro në fund të prillit një pjesë të pasurive të saj nuk rezultoi aspak kështu. Në dosjen e SPAK që Lapsi.al ka lexuar, flitet për një apartament pranë stadiumit Air Albania, një vilë duplex në bregdet në Qerret të Kavajës, një apartament te rruha e Kavajës në Tiranë dhe për një vetur Tiguan.

Nuk dihet nëse ish drejtoresha e preferuar e Edi Ramës vendosi të flasë për këto për tu justifikuar para shefit, të cilin e kishte detyruar të gënjejë publikisht, apo se qe ky i fundit që e kishte urdhërruar të mbronte të njëjtin version, atë se ajo është pa prona, por një gjë është fakt, ajo bëri autogol pa bindur askënd.

Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it?

Le ti marrim me radhë. Përballë Grida Dumës, Karçanaj tha se nuk kishte apartament të sajin pranë stadiumit Air Albania, por se aty ishte vendosur me qera, për të qenë sa më pranë zyrës nëse kishte emergjenca. Në fakt, historia nuk është kaq e thjeshtë. Siç rezulton nga dosja e SPAK bëhet fjalë për një apartament luksoz 200 metra katrorë për të cilin paguhej qera vetëm 600 euro në muaj kur në këtë zonë çmimet janë minimumi tre fish më të larta. Atëhere pyetja e parë që Karçanajt nuk iu bë do të qe: pse ky favor? Nëse intervista do të kishte vazhduar në këtë pistë do të kuptohej nga dëshmitë e dhëna përpara prokurorëve se për blerjen e këtij apartamenti ishte marrë personalisht Ergys Agasi, njeriu që përfitonte pjesën e luanit në tenderat e SPAK. Agasi rezulton ti ketë kërkuar kompanisë Fortis Beton ta blnte këtë pronë dhe menjëherë më pas shoferi i Mirlinda Karçanajt kishte vendosur plaçkat e saj aty. Pra edhe nëse apartamenti që vlen më shumë se gjysëm milioni euro nuk ka qenë i saji, ndonëse prokurorët pretendojnë se ajo është vendosur atyr para se të nënshkruante një kontratë qeraje, ish drejtoresha e ka përfituar këtë “nder” si pasojë e favoreve që i bënte Ergys Agasit me tenderat e AKSH-it. Por ndonëse këto fakte janë publike Karçanaj nuk e pa të arsyeshme të jepte shpjegime për to, duke e lënë versionin e akuzës pa kundër argument.

Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it?

 Një tjetër ështje është ajo e apartamentit duplex ose vilës në Qerret. Edhe për të Mirlinda Karçanaj i tha Grida Dumës se ashtu sikurse bëjën shumë familje e kishte marrë me qera për të pushuar me fëmijët gjatë verës. Por dyshimet për këtë version me të cilën e akuzuara nuk u përball kurrë gjatë intervistës janë të mëdha. Kjo pronë edhe sot nga të pyeturit nga SPAK rezulton të jetë pa pronar. I fundit nëpër duart e të cilit ka kaluar, ka dhënë një përgjigje emblematike: “Unë të kem shtëpi aty??? Unë s’kam shkelur kurrë në jetën time as në Durrës e jo më në Qerret”.

Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it?

Por përpos këtyre episodeve qesharake, ku karçanaj s’mund ti paguante qera dikujt që se dinte se kishte shtëpi, ngjarja shkon the më thellë. Përpara se ta posedonte ky personazh komik, vila në Qerret rezulton të ishte blerë në mënyrë fiktive nga një punonjëse e kompanisë Soft Solution të Ermal Beqirit, të akuzuarit tjetër për abuzim me tenderat e AKSH-it në bashkëpunim me Ergys Agasin. Pra a kemi të bëjmë me një shtëpi për drejtoreshën e cila nuk dha përgjigje për këtë? Por saga vijon. Rrezulton se ashtu si të gjithë pronarët realë Mirlinda Karçanaj ka bërë pagesat e mirëmbajtjes për këtë pronë. Dhe përpos asaj që figuron në blloqet e administrimit, këtë e ka pohuara përpara prokurorëve edhe ish shoferi i saj i cili pas një tentative për ti mashtruar hetuesit është rrëfyer përpara tyre…

Pra, për një shtëpi që pretendon se e ke huazuar për pushime, por të cilës nuk i del për zot pronar për ti paguar qeranë dhe që për më tepër i paguan mirmbajtjen mujore, duhen dhën shpjegime, Karçanaj nuk e bëri këtë duke lënë në fuqi për publikun sversionin e akuzuesve të saj.  

 Edhe për apartamentin tjetër të cilin Mirlinda Karçanaj e pranoi gjatë intervistës se është pronare, duke e degraduar si një shtëpi të kohës së Enverit të degraduar, dyshimet nuk mungojnë. Dy vjet përpara se ajo ta bënte atë pronë të saj, e pati blerë motra e ish nëndrejtorit të saj në AKSH, Daniel Shima. Ajo ia shiti dy biznesmenëve që nga ana e tyre i rishitën tek nëna e Karçanajt. Nisur nga këto hetime SPAK dhe gjykata kanë mbërritur në konkluzionin e mëposhtëm…

As për këto pretendime ish drejtoresha nuk sqaroi asgjë përpara Grida Dumës duke e shndërruar një intervistë të konceptuar si qokë në një boomerang.

Eshtë e vështirë të imagjinohet se cili ka qenë ai që e ka urdhëruar apo këshilluar Karçanajn, që menjëherë pas lirimit nga Gjykata e lartë, të dalë në publik me këtë strategji, që nuk do ia rekomandonte asnjë ekpert i zakonshëm komunikimi. Secili prej tyre e di se para se të quravitesh dhe të prodhosh parrulla, kur përballesh me akuza, fiton vetëm nëse i demonton ato. Ish drejtoresha nuk e bëri, duke dëmtuar veten, duke nxjerë gënjeshtar Edi Ramën dhe duke e ekspozuar Top Channelin si një lavatriçe të vjetër që edhe kur merr përsipër të të bëjë lavazh, nuk ia del dot.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?