Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ku kanë shkuar pulat e infektuara të AIBA-s?

P
Piranjat26 March 2026, 11:08 · 3 min lexim
Ku kanë shkuar pulat e infektuara të AIBA-s?

Shpendët e prekur nga influenca aviare A H5N8 dhe laringo-trakeiti infektiv nuk u groposën konform rregullave në fuqi, sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Raporti i KLSH-së ka gjetur shkelje të shumta procedurale dhe mungesë dokumentacioni në procesin e asgjësimit të shpendëve, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve me rrezik biologjik dhe ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndet.

Sipas auditimit, në vitin 2022 janë groposur 3,214 pula në kompaninë “Aiba” në fshatin Rrashbull të Bashkisë Shijak. Procesverbali për këtë veprim nuk përcaktonte vendin konkret të groposjes dhe rezulton i panënshkruar nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, tatimeve, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe strukturave të epidemiologjisë. Auditimi thekson se përcaktimi i vendit të groposjes është bërë në kundërshtim me legjislacionin për shërbimin veterinar, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve ujore.

Po në njëjtin vit janë grumbulluar, transportuar dhe asgjësuar gjithsej 66,274 shpendë të ngordhur nga e njëjta kompani, përkatësisht 35,000 dhe 31,274 krerë. Procesverbalet e këtij operacioni rezultojnë të paplota, ndërsa auditimi konstaton se subjekti transportues nuk kishte licencën e duhur për kategorinë e mbetjeve infektive që lidhen me kujdesin veterinar.

Shkelje të tjera janë evidentuar në rastin e groposjes së 317,790 krerëve shpend në fshatin Bodinak, Maminas. Për vendin e groposjes nuk kishte dokument pronësie, hartë treguese apo planimetri, si dhe nuk kishte asnjë studim mbi përshtatshmërinë e tokës, praninë e ujërave nëntokësore apo rrezikun e ndotjes së tyre. Po ashtu, auditimi konstatoi mungesë kontrate për shërbimin e kryer, mungesë faturash dhe dokumentesh për sasinë e shpendëve të dorëzuar për asgjësim.

Një tjetër rast lidhet me groposjen e 212,900 krerëve shpend nga një tjetër subjekt në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Edhe në këtë rast procesverbalet rezultojnë pa firmat e institucioneve që duhet të merrnin pjesë në proces dhe pa dokumentacion për përshtatshmërinë e tokës, praninë e ujërave nëntokësore apo distancat nga zonat e banuara dhe burimet ujore.

Probleme të ngjashme janë konstatuar edhe për asgjësimin e 540,410 kokrrave vezë të kompanisë “Aiba” në fshatin Rrashbull gjatë po këtij viti.

Këto mangësi tregojnë se proceset e asgjësimit të shpendëve dhe produkteve të tyre nuk janë shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, mjedisor dhe financiar, duke krijuar risk për kontrollin e mbetjeve infektive dhe për mbrojtjen e mjedisit./Ekofin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.