Ku shkon audienca? Aldor Nini vs Besmir Semanaj

Një debat konstruktiv është zhvilluar së fundmi në rrjetet sociale mes drejtuesit të Acromax, Aldor Nini, dhe ekspertit të IT-së, Besmir Semanaj, lidhur me performancën dhe ndikimin e dy reality show-ve: Big Brother VIP dhe Ferma VIP, kjo e fundit që sapo ka nisur transmetimin.
Debati është karakterizuar nga një qasje me fakte dhe shifra, ku secili ka sjellë argumente konkrete për të mbështetur qëndrimin e tij.
Besmir Semanaj ka sjellë shembuj konkretë nga rrjetet sociale, duke përmendur rastin e personazhit Moza Ahmeti me shprehjen “moza i vë flakën Ferma VIP 3”, për të ilustruar angazhimin dhe interesin që po gjeneron formati i ri.
Në kundërpërgjigje, Nini argumenton se rritja e klikimeve në këtë rast lidhet me faktin që personazhi në fjalë nuk ka qenë aktiv për një periudhë dhe rikthimi i tij ka sjellë vëmendje të përkohshme, më shumë sesa një tregues të qëndrueshëm të suksesit të spektaklit.
Sipas Aldor Ninit provat e nxjerra nga Besmir Semanaj nuk tregojnë që Ferma Vip është më e suksesshme se BBV.
Debati mbetet i hapur dhe po vlerësohet si një shembull pozitiv i kulturës së diskutimit publik, ku përplasja e ideve bëhet mbi baza analitike dhe jo thjesht perceptime.
Madje, Aldor Nini ka hedhur edhe një sfidë të drejtpërdrejtë: sipas tij, krahasimi real mes dy formateve do të ishte më i drejtë nëse Ferma VIP do të transmetohej paralelisht me Big Brother VIP, për të parë qartë diferencën në audiencë dhe ndikim.
Ndërkohë, të dy palët bien dakord për një pikë: një tjetër matje dhe analizë e performancës do të bëhet pas një muaji, çka pritet ta çojë debatin në një fazë edhe më të argumentuar.





Lexo edhe
AKTUALITET
Shantazhet ndaj drejtuesit të MCN/ Meksi: Klanet e Agasit po më kërcënojnë, institucionet heshtin

Sherr masiv në ndeshjen Teuta–Besëlidhja, ndërhyn policia në pallatin e sportit “Ramazan Njala”

“Burim aksidenti”/ Perfektura e Korçës aksion kundër shitësve ambulantë përgjatë rrugës

Historia e Ruben Saraivës/ Nxënës shkolle në Londër, vrasës me pagesë në Shqipëri

SHBA rrit monitorimin, avioni spiun “P-8A Poseidon” patrullon pranë Shqipërisë





