Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
AKTUALITET

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin

P
Piranjat 7 July 2026, 09:28 · 4 min lexim
Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e

Sipas vendimit, gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”. Në lidhje me rrezikshmërinë, Kolegjet theksojnë se gjykatat duhet të bëjnë një analizë të plotë të personalitetit të personit, rrethanave dhe sjelljes së tij.

Sipas njoftimit të gjykatës arresti në burg është masa më e rëndë e sigurimit dhe mund të caktohet vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e papërshtatshme.

“Masa e sigurimit personal e “arrestit në burg”, konsiderohet, sipas përcaktimit të paragrafit të parë, të nenit 230 të KPP, si masa e fundit/extrema/ultima ratio, e cila mund të vendoset vetëm kur, çdo lloj mase tjetër rezulton e papërshtatshme për të garantuar nevojat e sigurimit të procedimit penal. Këto nevoja sigurimi identifikohen në përcaktimet e pikës së tretë (të paktën njërit prej tyre) të nenit 228 të KPP, të cilat nuk mund të garantohen/plotësohen nga asnjë lloj mase tjetër e ndryshme nga kjo masë kufizuese e lirisë, “arresti në burg””, thuhet në vendim.

Sipas njoftimit, një tjetër pikë e rëndësishme e këtij vendimi është edhe detyrimi që ka gjykata të analizojë masat alternative. Nuk mjafton të thuhet se arresti në burg është i përshtatshëm por Gjykata duhet të shpjegojë pse masat e tjera, si arresti në shtëpi, detyrimi për paraqitje ose garancia pasurore, nuk janë të mjaftueshme.

“Gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.”, citon më tej vendimi.

Kujtojmë se më 4 maj të këtij viti, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën që të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese lidhur me caktimin e masave të sigurisë.

Pasi iu bind “urdhërit të Ramës” për të zbtutur masat e zyrtarëve të tij të arrestuar, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi pas vendimit se “arresti në burg” duhet të mbetet një masë përjashtimore dhe jo një praktikë e zakonshme.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të rastit të shtetasit Begtash Zeneli, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 7 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, megjithatë ky vendim është parë më shumë si një taktikë për lirimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, i konsideruar edhe si një ndër miqtë e ngushtë të kreut të Gjykatës së Lartë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.