Kujdes! SMS-ja me link në emër të postës, skemë për marrjen e të dhënave bankare

Dhjetëra mesazhe mashtruese që duken të ngjashme me njoftimet për dorëzim pakosh nga Posta, kanë ngritur alarmin te qytetarët.
Sipas SMS të mbërritur në telefonin celular të tyre, thuhet se një pako ka mbërritur në destinacion por për të konfirmuar adresën duhet të klikoni një link.
Sipas informacioneve, ky link ka përmbajtje hakërimi me qëllim marrjen e të dhënave personale, informacioneve bankare dhe qasjes në llogaritë financiare të qytetarëve.
Këto sulme mund të rezultojnë me pasoja si humbje parash, shfrytëzim të identitetit dhe ekspozim të informacionit personal.
Ndaj këshillohet që të gjithë qytetarët që marrin një mesazh të ngjashëm si më poshtë ta fshijnë direkt pa bërë asnjë veprim tjetër.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet Jurgen Neza, një nga personat që rrëmbyen ndërtuesin Florjan Sula

SPAK kërkon pushimin e 6 episodeve për Elvis Rroshin, vijon gjykimi për 5 akuza të tjera për shpërdorim detyre

Tentativa e vrasjes në Fushë-Krujë/ Çfarë u gjet në telefonin e Redion Ahmetit, Prokuroria ‘mbyll sytë’

VIDEO/ Mjeti doli nga rruga dhe përfshihet nga flakët

“Shitet akoma kokainë te Petro Nini’”, eksperti: Prindërit i kanë dhënë fëmijët me koncesion!

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

DETAJE nga operacioni i Call Center-ave në Tiranë, kush janë të arrestuarit

Shisnin kokainë, tre persona të arrestuar, dy në kërkim





