Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin
AKTUALITET

Kulla 24 kate e çunave të APEX-t shkatërron “Komunën e Parisit”, e gjithë lagjja në kaos!

P
Piranjat 2 September 2026, 11:25 · 5 min lexim
Kulla 24 kate e çunave të APEX-t shkatërron “Komunën

Një kullë e lartë plot 24 kate, e cila do të ngrihet në mes të lagjes ekzistuese dhe mjaft të populluar në “Komunën e Parisit” në Tiranë, ka sjellë kaos për të gjithë zonën, me shkatërrime muresh dhe ndryshime në hyrje daljet e godinave ekzistuese. Miratimi pa asnjë kriter urbanistik i këtij përbindëshi në mes të pallateve dhe lagjes ekzistuese ka sjellë një çoroditje për të gjithë, që nga godinat njëkatëshe e deri te pallatet, ku mijëra banorë po përballen dita–ditës me pluhur dhe zhurma në çdo orë të ditës e natës.

Shqetësimet janë të shumta, të cilat nisën fillimisht me spostimin e tubacioneve të ujit të pijshëm, më pas prishja e kanalizimeve të ujërave të zeza e tashmë shkatërrimi i të gjithë segmenteve rrugore të brendshme, duke sjellë një katrahurë të vërtetë. Në çdo orë, në atë kantier, po futen makineri të rënda që kalojnë në rrugët e ngushta të zonës, ndërsa alarmante është edhe ndryshimi i projektit, duke zgjeruar perimetrin dhe duke shtuar volumet e kantierit, për të zënë sa më shumë territor.

Denoncimi i banorëve të zonës për ndërtimin e çibanit 24 katësh në mes të qendrës së banuar

Banorë të shumë të zonës i janë drejtuar redaksisë së Vox News duke denoncuar katrahurën me të cilën po përballen dita–ditës, teksa si pikë më të rëndësishme kanë hyrje–daljen e kullës, ku tashmë pronarët dhe ata që po ndërtojnë kërkojnë që të hyjnë nga oborret e pallateve dhe rezidencave që ndodhen në atë zonë.

“Është prishur ky muri këtu, po ky pallati e ka pasur hyrjen nga krahu tjetër”, thotë një banor i zonës, i cili ka kërkuar ndihmën e redaksisë sonë për të sensibilizuar institucionet kontrolluese, të cilat deri më tani kanë bërë sehir.

Mësohet se i gjithë komuniteti i zonës, pranë kompleksit “Kika 1”, janë ndeshur me firmën që po kryen punime, pasi ka ndryshuar shumëçka nga leja që ka marrë.

“Ata kanë hyrjen nga krahu tjetër, me rrugë më të gjera, dhe kërkojnë që të kalojnë në oborrin e pallatit tonë. Nëse ndodh një gjë e tillë, i gjithë oborri dhe ato pak vende të gjelbra, ku luajnë edhe fëmijët, pritet që të kthehen në kantier të madh ndërtimi. A kanë bërë studime këta kur kanë dhënë lejen?! Si mund të japësh një leje për kullë të stërmadhe në një zonë të banuar, me rrugë të ngushta, pa asnjë park e pa asnjë sipërfaqe të gjelbër? Ku do të shkojnë ujërat e zeza, si do të heqin inertet, si do të marrin dherat, ku do të vijnë materialet e ndërtimit, makinat e betonit?”, ngrenë disa pyetje banorët e zonës.

Por, kush janë këta ndërtues që bëjnë çorbë një lagje të tërë për interesat e tyre? Madje, ndryshojnë edhe hyrjet për në kantier, duke sjellë kaos për të gjithë zonën dhe askush nuk i “tërheq veshin”. Vox News ka mësuar se firma ndërtuese e cila ka marrë leje për çibanin 24 katësh është “TDT & PARTNERS”, me pronarë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi.

Mësohet se Dajlan Avdia është i njohur si ish-pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i disa kullave në Tiranë, ndërsa ka marrë leje edhe për ndërtime në zonat bregdetare. Aktualisht, sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në muajin qershor të këtij viti kanë hapur edhe adresën në zonën e Komunës së Parisit, pas zbardhjes së lejes.

Fillimisht, makineritë e rënda të firmës janë ndeshur me tubin magjistral metalik të ujit, i cili është një nga nyjet kryesore që furnizon me ujë gjithë Tiranën. Ende nuk ka informacione sesi kjo firmë e spostoi këtë tubacion, çfarë lejesh mori dhe kush i firmosi, pasi të lësh pa ujë Tiranën, ti çorodisësh me pluhur në verë e baltë në dimër, madje të ndryshosh sa herë të të dojë qejfi edhe hyrje-daljet e kantierit, do të thotë që këta oligarkë arrijnë që të shtypin me këmbë çdokënd./ Vox News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.