Kultivonte drogë në parcelë, arrestohet 62-vjeçari
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan një parcelë të kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë në parcelë dhe arrestoi E. P., 62 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si personi që kishte kultivuar bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kontrollet në territorin e Krujës vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kultivimit të kanabisit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
I ndërroi jetë e ëma, Policia nuk merr përsipër sigurinë e Ardian Çapjas për të marrë pjesë në varrim

Tentativat për të vrarë Denis Bajrin, ja thika që u gjet brenda burgut të Fierit

"Më qëlluan në këmbë me armë teksa po ecja në rrugë" - 28-vjeçari "habit" Policinë

Merr fund tmerri: Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes

"Ku shikoj shkurre, unë dua t’i djeg”, zbardhet dëshmia e 70-vjeçarit që i vuri zjarrin magazinave të Bashkisë së Tiranës

Ky është motori me të cilin u krye grabitja e argjendarisë në Paskuqan

Nga heqja përfundimtare e patentës për alkoolin te gjobat deri në 60 mijë lekë, ndryshimet në Kodin Rrugor

Çfarë po ndodh me Bashkinë Himarë? Tavo “shkrin” IMT-në për herë të dytë për ndërtimet pa leje





