Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit.
“Nga kjo javë ka nisur pilotimi i programit ‘Pas Shkolle’ dhe pas mbarimit të mësimit, nxënësit përfshihen në aktivitetet e preferuara që nga kërcimi, zejet tek arti pamor dhe bërja e detyrave të shtëpisë”, bën me dije Kumbaro.
Ministrja e Arsimit ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Androkli Kostallari”, një shkollë në periferi të Tiranës, ku programi “Pas Shkolle” ka nisur pilotimin me një numër të përcaktuar nxënësish.
“Suksese nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar të kësaj shkolle që përmes këtij programi edukojnë, argëtojnë dhe nxisin bashkëpunimin në komunitet”, shkruan Kumbaro.
Në videon e postuar nga ministrja Kumbaro, nxënësit shprehen entuziastë dhe të lumtur që tashmë shkolla e tyre është edhe hapësirë për të ushtruar talentet dhe pasionin në fusha të ndryshme si art, sport dhe krijimtari. Për prindërit, kjo është një nismë e mirëpritur dhe në ndihmë të fëmijëve të tyre pas orarit mësimor.
Ministria e Arsimit ka prezantuar më herët programin “Edukimi Pas Shkollor në Shqipëri – Politika, Standarde dhe Modele për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, që synon përmirësimin dhe unifikimin e aktiviteteve jashtë kurrikulare në shkolla, ku ndërthuret përvoja vendase me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke sjellë modele si programi “Shkollat e Shekullit të 21”.
Ky program synon zhvillimin e kompetencave digjitale, mendimit kritik dhe aftësive të nevojshme për kohën.
Programi ‘Pas Shkolle’ aktualisht i pilotuar në 46 shkolla të Tiranës, nuk ka për qëllim vetëm zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollë, por krijimin e një mjedisi të sigurt dhe frymëzues, ku ata mund të zhvillojnë talentet, aftësitë sociale dhe qytetare.
Nisma synon gjithashtu të eliminojë fragmentimin e programeve ekzistuese dhe të krijojë një qasje të strukturuar, duke përfshirë iniciativa si arti dhe zejet, “Toka në shkollë”, ekipet sportive dhe shkolla si qendër komunitare.
Siç ka bërë të ditur më herët dhe Ministrja Mirela Kumbaro, me skemën e re të miratuar nga qeveria shqiptare, është dyfishuar pagesa për orë për mësuesit që do të angazhohen në programin ‘Pas Shkolle’.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May14:37
Hita: Ja si do informohen qytetarët për ngjarjet e rënda kriminale
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj, ka dalë këtë të enjte, më 7 maj, në një konferencë për med...
AKTUALITET
7 May14:12
Djegia e makinës së gazetarit Curri/ Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Shqetësime të reja për sigurinë e medias
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon sulmin e dyshuar me zjarrvënie që shkatërroi makinën e gazetarit Sami Curri dhe u b&eu...
AKTUALITET
7 May14:09
Helmimi i 56 studentëve të Policisë, administratori i Akademisë: Shqetësimi nisi pas ushqimit që konsumuan në drekë
Administratori i Akademisë së Policisë, Milton Nushi, ka reaguar në një intervistë për mediat rreth helmimit të 56 stude...
AKTUALITET
7 May14:04
Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale…
Kryepolici Skënder Hita në daljen për mediat u pyet lidhur me atentatin në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij Hita theksoi se...
AKTUALITET
7 May13:59
Krimba në ushqim? Administratori i Akademisë: Cilësia është shumë e mirë, çdo gjë vjen me çertifikata
Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka deklaruar se sapo është konstatuar helmimi i 56 studentëve në A...
AKTUALITET
7 May13:55
Helmimi nga ushqimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Hita: Kemi sekuestruar ‘provat’, po hetojmë!
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku...
AKTUALITET
7 May13:50
“Metamorfoza”/ Jozi Kraja dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit: Mos më pyesni më për vëllain tim!
Jozi Kraja ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit. Gjatë dëshmisë së tij para trupës g...
AKTUALITET
7 May13:11
Dyshohet se helmoi studentët me makarona, sallam dhe kos! AKU bllokon tonelata produktesh te Sori-Al
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra...
AKTUALITET
7 May12:43
Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport ...
AKTUALITET
7 May12:34
E-Albania “çmend” bizneset, sërish me probleme
Nuk ka zgjatur shumë relaksimi i bizneseve në punën e tyre me shërbimet që kryhen vetëm online, përmes platformës qeveri...