Kundërshtoi zgjedhjen e Joni Ketës në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Gentian Ndoit

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar këtë të martë, kërkesën e një prej kandidatëve për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gentian Ndoi, i cili ka kundërshtuar zgjedhjen në krye të këtij institucioni të Joni Ketës.
Administrativja rrëzoi kërkesën e Ndoit me 3 vota pro dhe asnjë kundër, duke e cilësuar kështu të ligjshme zgjedhjen e Ketës.
Në kërkesë, Ndoji pretendonte se posti i takonte atij, me argumentin se ai është renditur i pari me më shumë pikë në vlerësimin e bërë nga Komisioni Përzgjedhës i ngritur nga Prokuroria e Posaçme për vlerësimin e kandidaturave.
Për këtë arsye, ai kërkoi shfuqizimin e vendimit të 19 dhjetorit të vitit të kaluar, me anë të të cilit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Drejtuesin e BKH-së.
Megjithatë Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Ndojit, duke argumentuar se përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH-së është e ligjshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
I dënuar me 8 vite burg për drogë, grabitje dhe sulme, shqiptari i rrezikshëm dëbohet me urgjencë nga Italia!

Flakët përfshijnë Përroin e Zharrëzës, banorët e zonës në alarm

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

E rëndë në Vlorë! Kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Largohet Esmeralda Bardhyli nga Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit, ja kush e zëvendëson

Hetimet për aferën e AKSHI-t, Dallëndyshe Bici dy orë në SPAK për legalizimin e një vile të Ergys Agasit

Detajet/ Aksident tronditës në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, plagosen tre persona, mes tyre një fëmijë





