Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Në ditën më të nxehtë të vitit, Tirana u rrethua nga zjarret. Nga Dajti, ku flakët u shfaqën pranë fabrikës ...
Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë drej...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë...
Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonj&eum...
Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjoni shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve at...
Situata me zjarrin në Priskën e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe...
Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Banorët e Rrugës Ali Asllani, në zonën Kodër Kamëz (Njësia Bashkiake 11), kanë denoncuar pranë redaksisë s&e...

Në arkivat e kohës së Luftës së Dytë Botërore gjendet një dokument që dëshmon dramën diplomatike të Shqipërisë pas pushtimit italian të vitit 1939 dhe përpjekjet e shqiptarëve në mërgim për të mbrojtur ekzistencën e shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për një letër të Fan Nolit drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Cordell Hull, në të cilën ai kërkon që Shtetet e Bashkuara të njohin qeverinë shqiptare të Mbretit Zog në mërgim.
Dokumenti, i botuar në gazetën “Dielli”, është një dëshmi e qartë se në atë moment historik një pjesë e rëndësishme e elitës politike shqiptare në emigracion e shihte njohjen ndërkombëtare të Mbretit Zog si mënyrën më të sigurt për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë.
Në letrën e tij, Noli i drejtohet Hull me një ton të drejtpërdrejtë dhe argumentues. Ai e falënderon për udhëzimet që Departamenti i Shtetit kishte dhënë për përfaqësuesin amerikan në Kajro dhe për trajtimin e çështjes shqiptare në konferencën e paqes. Por shpejt kalon në thelbin e shqetësimit: frikën se Shqipëria mund të bëhej objekt pazari mes fqinjëve të saj.
Sipas Nolit, një nga çështjet që pritej të diskutohej në konferencën e paqes ishte pikërisht copëtimi i Shqipërisë nga Greqia dhe Jugosllavia. Për këtë arsye, ai argumenton se garancia më e fortë për shqiptarët do të ishte njohja zyrtare e qeverisë shqiptare në mërgim, nën Mbretin Zog.
“Sigurimi më i mirë për shqiptarët do të ishte pranimi zyrtarisht i qeverisë shqiptare në mërgim nën Mbretin Zog në Lidhjen e Kombeve dhe garancia për integritetin tokësor të Shqipërisë”, shkruan Noli.
Në tekstin e letrës, Noli përdor një argument interesant diplomatik për të shpjeguar pse disa vende, si Egjipti dhe Turqia, nuk e kishin njohur pushtimin italian. Sipas tij, këto vende nuk mund të pranonin aneksimin e Shqipërisë nga Italia sepse shumica e shqiptarëve ishin myslimanë dhe çdo cenim i të drejtave të tyre do të prekte ndjenjat e popujve myslimanë të rajonit.
Por kritika më e fortë e Nolit drejtohet ndaj fuqive të mëdha perëndimore. Ai e quan një turp që demokracitë e mëdha kristiane nuk e kundërshtuan më fort agresionin italian ndaj Shqipërisë, ndërsa vendet myslimane, sipas tij, kishin treguar më shumë ndjeshmëri ndaj fatit të shqiptarëve.
Në të njëjtën kohë, Noli nënvizon se, pavarësisht kundërshtimeve që mund të ekzistonin ndaj Mbretit Zog, ai mbetej figura politike që kishte punuar më shumë për aleatët dhe për çështjen shqiptare.
Madje, Noli shkruan se edhe disa zyrtarë amerikanë në Uashington kishin pranuar se Zogu kishte bërë më shumë për Aleatët sesa çdo grup tjetër shqiptar.
Në përfundim të letrës, ai sugjeron një zgjidhje konkrete: Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë aleate duhet ta njoftonin zyrtarisht Mbretin Zog dhe ta pranonin qeverinë shqiptare në mërgim. Sipas tij, një hap i tillë do të shërbente jo vetëm për interesin e Shqipërisë, por edhe për interesin e vetë Kombeve të Bashkuara.
Dokumenti është një dëshmi e fortë e një momenti historik kur Shqipëria rrezikonte të zhdukej nga harta politike e Europës dhe kur figura të ndryshme të politikës shqiptare, pavarësisht përplasjeve të tyre të mëparshme, kërkonin mbështetje ndërkombëtare për të shpëtuar shtetin shqiptar.
Ironia e historisë është se Fan Noli, një nga kritikët më të ashpër të Mbretit Zog në vitet ’20, në këtë moment vendimtar e shihte njohjen e qeverisë së tij në mërgim si rrugën më realiste për të mbrojtur Shqipërinë.
Situata me zjarret në zonën e Abazes në Krujë është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Përve&...
Përpjekjet për vënien në kontroll të zjarreve në qarkun e Fierit po vijojnë me intensitet të lartë. Së fund...
Situata në lagjen Abaze të Krujës është kritike. Zjarri ka marrë përmasa më të mëdha gjatë nat&eum...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.8 lekë, në shitje me 81.1 lekë. Euro do të blihet me 92...
Investimet në mbrojtje zënë vendin kryesor në listën e projekteve me financimin më të lartë nga buxheti. Vetëm ka...
Prodhimi i qumështit vendas vijon më tepër të jetë i përqendruar te fermat e mëdha dhe të organizuara që po zgjer...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash m...
Nëse mendoni që Tirana dhe bregdeti janë mbingarkuar me ndërtime, nuk keni parë gjë akoma. Të dhënat zyrtare të p...
Eklipsi i plotë diellor mund të shkaktojë sjellje të pazakonta te kafshët, nga breshkat që nisin të çiftëzohen ...
Vrasje me paramendim në rrethana rënduese të metodës mafioze, tentativë zhvatjeje, mbajtje dhe mbartje të paligjshme të arm&e...