AKTUALITET

Kur policët e shtetit bëhen roje lokalesh/ Çfarë thotë ligji për efektivët që punojnë si bodyguardë

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Gusht 2026, 19:05
Kur policët e shtetit bëhen roje lokalesh/ Çfarë

Vrasja e turistit 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil nuk është vetëm një tragjedi për familjen e të riut, i cili erdhi në Shqipëri për pushime dhe do të kthehet në atdhe në një arkivol.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka edhe një tjetër aspekt shqetësues, prania e punonjësve të shtetit në ambientin ku ndodhi krimi dhe roli që ata kanë pasur para dhe pas ngjarjes.

Të paktën tre punonjës të strukturave shtetërore rezultojnë të kenë qenë të angazhuar si personel sigurie në lokalin ku ndodhi ngjarja. Dy prej tyre janë punonjës policie, ndërsa një tjetër punonjës i sistemit të burgjeve.

Sipas Policisë, ata nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar autoritetet pas saj. Për këtë arsye, ndaj tyre janë ngritur akuza që lidhen me moskallëzimin e krimit dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Rasti bëhet edhe më shqetësues kur vendoset përballë një tjetër ngjarjeje të ndodhur vetëm pak ditë më parë në Sarandë, ku sërish punonjës të Policisë së Shtetit rezultuan të angazhuar në një lokal privat dhe përfunduan të pezulluar nga detyra.

Në beach-barin “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes, në rolin e personelit të sigurisë kanë qenë disa persona, mes tyre edhe punonjës të strukturave shtetërore.

Bëhet fjalë për Miosid Matushajn, punonjës të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër; Luçiano Seferin, punonjës të burgut të Fierit; Romeo Shehun, punonjës të Policisë Bashkiake Gjirokastër; si dhe Kristi Koshin.

Sipas Policisë, këta persona kanë pasur detyrën e sigurisë në ambientet e lokalit dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes. Pas krimit, ata nuk kanë njoftuar Policinë për atë që kishte ndodhur.

Matushaj, Seferi dhe Shehu janë arrestuar, ndërsa ndaj tyre po zhvillohen hetime për vepra penale që lidhen me “Moskallëzimin e krimit” dhe “Mosmarrjen e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”. Për një prej tyre hetimi lidhet edhe me “Përkrahjen e autorit të krimit”.

Pra, në vendin ku një turist humbi jetën, mes personave që duhet të garantonin sigurinë rezultojnë edhe njerëz që janë vetë pjesë e strukturave të shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër ngjarje në Sarandë nxori në pah një situatë të ngjashme.

Rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të një lokali në Sarandë shpërtheu një konflikt mes disa personave. Në përplasjen fizike u përfshi shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Sipas Policisë, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin fizikisht me disa persona. Bakalli, i cili po kalonte me automjet, ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin pasi është identifikuar si punonjës policie. Por rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte.

Në total, gjashtë persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim. Mes tyre kishte edhe persona të angazhuar si roje sigurie, ndërsa një prej të arrestuarve ishte ushtarak.

Por sërish, në këtë ngjarje shfaqen punonjës të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pezulloi nga detyra inspektorin Armando Shehi, efektiv të Repartit “RESI”, dhe nënkomisarin Andon Binaku, efektiv të RENEA-s.

Sipas Policisë, dy efektivët ishin të dypunësuar pa leje në lokal. Edhe pse ndodheshin jashtë detyre, ata nuk kishin njoftuar për konfliktin dhe duhej të ndërhynin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Dy ngjarje të ndryshme, por një element i përbashkët. Punonjës të strukturave të shtetit që gjenden të angazhuar në sigurinë e lokaleve private dhe që, në momentet kur situata del jashtë kontrollit, përballen me detyrimin për të vepruar si efektivë shtetërorë.

Çfarë thotë ligji për policët jashtë shërbimit?

Rasti ngre edhe një pikëpyetje ligjore mbi dypunësimin e efektivëve.

Ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në nenin 9, pika 3, përcakton se çdo punonjës policie, “gjatë kryerjes së detyrës ose jashtë saj”, vepron për përmbushjen e nevojave dhe pritshmërive të publikut për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe e përdor autoritetin që i jep ligji vetëm për këtë qëllim.

Po kështu, neni 10, pika 1, përcakton se punonjësi i policisë vepron për të parandaluar një veprim ose mosveprim të kundërligjshëm ose ndërhyn menjëherë për të ndërprerë pasojat e paligjshme që përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, shëndetin, sigurinë ose pronën.

Ndërkohë, rregullat për veprimtaritë private të punonjësve të Policisë parashikojnë se angazhimet dytësore lejohen vetëm nëse nuk krijojnë konflikt interesi, nuk lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë policore dhe nuk ndikojnë në ushtrimin e detyrave apo në kohën e punës.

Në të njëjtën kohë, ligji nuk lë një boshllëk për sjelljen e policit jashtë orarit të shërbimit, pasi statusi i tij si punonjës policie dhe detyrimi për të reaguar ndaj një rreziku serioz për rendin dhe sigurinë publike nuk zhduken vetëm sepse ai ndodhet jashtë turnit.

Pikërisht këtë parim e bëri të qartë edhe Policia në rastin e Sarandës, kur deklaroi se dy efektivët, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhej të ndërhynin për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në këtë pikë, rasti i Ksamilit bëhet edhe më i rëndë pasi nëse personat që kishin marrë përsipër sigurinë e lokalit ishin njëkohësisht punonjës të strukturave shtetërore dhe ishin të pranishëm gjatë një situate që përfundoi me vrasjen e një turisti, pyetja nuk është vetëm nëse ata kishin një detyrë kontraktuale si bodyguardë, por edhe nëse kanë përmbushur detyrimet që ligji u ngarkon si punonjës të Policisë së Shtetit./ Politiko/ 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...