Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë më 11 Korrik, si pjesë e turit të tij të vitit 2026. Ardhja e tij në Tiranë u njoftua nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, njoftim i cili e përshkruan eventin si një koncert historik në kryeqytet.
Përtej entuziazmit dhe famës ndërkombëtare të reperit amerikan, njoftimi mbi koncertin e tij në Tiranë ka ngjallur debat për shkak të deklaratave të vazhdueshme antisemitike, mohimin e Holokaustit dhe glorifikimin e Adolf Hitlerit që West ka bërë vazhdimisht.
Disa nga datat e turit të tij në Europë janë anuluar pikërisht prej natyrës së deklaratave, me reagime të forta nga qeveritë e vendeve si Polonia apo Mbretëria e Bashkuar.
Disa prej aktivistëve të të drejtave të njeriut në Shqipëri i thanë BIRN se në kushtet kur disa vende europianë kanë anuluar koncertet e këngëtarit për shkaqet e përmendura më sipër, performanca e tij këtë verë në Tiranë sjell pikëpyetje të mëdha.
“Problemi këtu nuk është thjesht një koncert apo një artist, problemi është mesazhi që jepet kur një vend legjitimon ose promovon figura që kanë normalizuar gjuhën e urrejtjes, antisemitizmin, apo glorifikimin e figurave totalitare, që i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme njerëzimit dhe kujtesës kolektive,” tha Isa Myzyraj, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut.
Sipas Myzyrajt, ky hap tregon se Shqipëria shpesh është e gatshme të kapërcejë çdo parim për efekt spektakli politik dhe për të tërhequr vëmendjen e një audience të re, të lodhur nga politika tradicionale.
“Por kur kjo ‘lojë’ kalon në promovimin e figurave që kanë relativizuar antisemitizmin apo kanë glorifikuar Hitlerin, atëherë kemi të bëjmë me një vijë të kuqe që nuk duhej kaluar,” shtoi Myzyraj.
Edhe Gentian Serjani, jurist dhe aktivist në Tiranë, i tha BIRN se kjo dukej më shumë si një qasje politike e drejtuesve tanë.
Ai shtoi se qëndrimet e Ramës kundrejt liderëve ndërkombëtarë kanë qenë jo konsistente, të karakterizuara nga ndryshime të forta në qëndrimet e tij, si për shembull deklaratat kundër Trump-it dhe më pas një sjellje krejt të ndryshme ndaj tij, madje edhe me vlerësime.
“Në fund, kjo është qasja politike që ka zgjedhur të ndjekë kryeministri ynë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se di do të reagojnë përfaqësuesit e shtetit të Izraelit në vendin tonë”, tha Sejrani, duke shtuar se financimi i koncertit të West si një formë promovimi për vendin ka prevaluar mbi deklaratat antisemitike të këngëtarit.
Edhe aktivisti Myzyraj shtoi se në fakt është e vështirë të kuptohet ky vendim i Shqipërisë për të promovuar një figurë kaq kontroverse si Kanye West, në një moment kur shumë vende dhe organizatorë koncertesh janë distancuar prej tij për shkak të gjuhës antisemitike.
“Për më tepër, kjo krijon një kontraditë të fortë politike për vetë kryeministrin Edi Rama, i cili vetëm pak muaj më parë mbajti një fjalim në Knesset, duke u shfaqur si një mbështetës i fortë i Izraelit dhe i luftës kundër antisemitizmit”, tha Myzyraj.
Sipas aktivistëve, një dilemë të fortë ngre edhe propaganda e disa zyrtarëve të lartë të cilët thonë se Shqipëria do të fitojë miliona euro nga ky aktivitet.
“Në një plan të gjerë ngrihet pyetja se deri ku jemi gati të shkojmë si vend, për të fituar ca para?”, shtoi Myzyraj, duke theksuar se nëse futemi në detaje, pyetjet janë akoma më të shumta, lidhur edhe me paratë që do të përfitojë buxheti i shtetit.
“Pyetjet janë të shumta, përgjigja duket gjithmonë e njëjtë: Kanye West do të vijë në Shqipëri, kaq!”, përfundoi Myzyraj./ BIRN
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 May08:19
Pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro, rritet me 20% oferta për punonjës
Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mun...
AKTUALITET
8 May07:58
Shpërthimi në gjyq i Koço Plakut kundër Enver Hoxhës: E mbushe tokën shqiptare me varre
Goditja e të ashtuquajturit “grupi sabotator i naftës” nisi që në vitin 1974 dhe është ndër tragjeditë m&e...
AKTUALITET
8 May07:42
Këmbimi valutor për sot në shqipëri
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.6 lekë, në shitje me 81.8 lekë.
Euro do të blihet me 95...
AKTUALITET
8 May07:34
Gratë shefe në punë, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin
Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dh&...
AKTUALITET
8 May07:26
Mos harroni çadrat, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti paras...
AKTUALITET
8 May07:14
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, policia jep detaje: Si nisi konflikti brenda në lokal
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme (7 maj) qytetin e Sarandës, ku një 66-vjeçar, i identifikuar si Rexhep Isma...
AKTUALITET
7 May23:35
Policia zbardh vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë dhe identifikon autorin! Dyshohet edhe për një të plagosur
Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit Rexhep Ismaili, gja...
AKTUALITET
7 May23:16
Detaje të reja për vrasjen e Rexhep Ismailit në Sarandë, persona nga banaku iu përgjigjën autorit me automatik
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj pronarit të karburantit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e sotme në Gjashtë të S...
AKTUALITET
7 May22:48
Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Sarandë, "blindohet" zona
Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, shtetasit Rexhep Ismaili, 66-vje&cced...
AKTUALITET
7 May22:32
Lirimi i drejtoreshës së AKSHI-t nga “arresti shtëpiak”, Lala: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë, precedent i rrezikshëm
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “a...