Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë javë dhe ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 95.29 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur afërsisht në nivelin 3%.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, me hyrjen në sezonin veror është e pritshme që presionet nënçmuese mbi Euron të forcohen, për shkak të rritjes së prurjeve valutore të lidhura me turizmin. Gjasat janë që një tendencë e lehtë në rënie e kursit Euro-Lek të vijojë, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë.
Banka Qendrore po ndërhyn rregullisht në tregun valutor edhe gjatë këtij viti, për ta frenuar ritmin e zhvlerësimit të Euros. Informacionet për ndërhyrjet në tregun valutor gjatë vitit 2026 ende nuk janë bërë publike, por duke parë shifrat e dy viteve të fundit mund të hipotizohet se Banka e Shqipërisë po vazhdon të tërheqë sasi të konsiderueshme valute nga tregu.
Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për rritjen e rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, në periudhën 2024-2025 Banka Qendrore ka blerë afërsisht dy miliardë euro në tregun valutor, blerje që vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e monedhës europiane.
Deri tani, as rritja e inflacionit të produkteve të importit, kryesisht e karburanteve, nuk duket se po jep ndonjë ndikim në rritjen e kërkesës për valutë dhe në frenimin e presioneve zhvlerësuese mbi Euron.
Kjo dëshmon se flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta. Ato lidhen kryesisht me turizmin, investimet e huaja në prona, përveçse me prurjet informale, që ngelen një faktor me peshë në perceptimin publik, pavarësisht se pesha reale e tyre nuk mund të matet.
Rënia e vazhdueshme e Euros gjatë dekadës së fundit, e përshpejtuar sidomos në vitet pas pandemisë, ka sjellë ndryshime të rëndësishme strukturore në ekonominë shqiptare dhe ka goditur eksportet, sidomos në ata sektorë që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës. Një rënie e mëtejshme e kursit do të shtojë presionin mbi konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve të eksportuara, duke filluar nga sektori i turizmit.
Nga ana tjetër, rënia e Euros vlerësohet se ka dhënë një efekt pozitiv mbi konsumin në vend të mallrave dhe shërbimeve të importuara. Megjithëse në shumicën e rasteve nuk mund të flitet për ulje çmimesh, forcimi i Lekut ka lejuar një rritje më të kufizuar të tyre, sidomos në periudhën 2022-2023, por pjesërisht u ka lejuar importuesve të amortizojnë edhe kostot e rritura të punës dhe rritjen e pagave. /Monitor
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një rrjet kriminal i trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë është shkatërruar gjatë një operacio...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Deputeti Enno Bozdo në fjalën e tij Kuvend, bëri thirrje që qeveria të tërhiqet nga ligji për “investitorët stra...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lexuar këtë të enjte (4 qershor 2026), konkluzionet p&eu...
Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është përfshirë nga flakët këtë t&eu...