Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë
AKTUALITET

Kush do ta marrë drejtimin e Policisë së Shtetit? Përfundon intervistimi i 14 kandidatëve. U ndoq nga VanHorn

P
Piranjat24 March 2026, 20:27 · 2 min lexim
Kush do ta marrë drejtimin e Policisë së Shtetit? Përfundon

Ka përfunduar intervistimi i 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, një nga pozicionet më të rëndësishme në drejtimin e forcave të rendit në vend.

Procesi i intervistimit, i zhvilluar gjatë ditëve të fundit, përfshiu një vlerësim të përvojës profesionale dhe kualifikimeve të çdo kandidati.

Kujtojmë se intervistimi është zhvilluar sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që u paraqit për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti dhe brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Komisioni në Ministrinë e Brendshme, ishte i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, të cilët kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Po ashtu, në ministrinë e Brendshme shkoi sot edhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.

Lista e kandidatëve:

1-Afrim Tafa

2-Alfred Çepe

3-Arjanit Arapi

4-Elidon Çela

5-Gentian Berberi

6-Gentjan Shehaj

7-Idajet Faskaj

8-Lorenc Panganika

9-Neritan Nallbati

10-Pëllumb Seferi

11-Rebani Jaupi

12-Saimir Boshnjaku

13-Skënder Hita

14-Tonin Vocaj

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.