Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Kush ishte gazetarja shqiptaro-amerikane që punoi në CNN dhe që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

P
Piranjat 2 September 2026, 08:10 · 2 min lexim
Kush ishte gazetarja shqiptaro-amerikane që punoi në CNN dhe që u

Këto fjalë Nexhmie Zaimi shkroi në letrën dërguar vëllait të saj në Tiranë në vitin 29 janar 1980. Një letër që nuk mbërriti kurrë në dorën e tij dhe që u zbulua për herë të parë në dokumentin “Fondi Emigrantët Ekonomikë, Dosje nr. 2183, “Nexhmije Zajmi”, pjesë e arkivës së Autoritetit për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Historia e shtetases shqiptaro-amerikane Nexhmie Zaimi, shkolluar në Amerikë (1930), e cila u punoi si gazetare e CNN, shpallur non grata nga Qeveria Shqiptare (1986), është pjesë e studimit përgatitur për Konferencën Shkencore “Dritë Hije”, nga Ajkana Toni.

Nexhmie Zaimi lindi në Shqipëri në 14 maj 1917 dhe vdiq në Amerikë në 18 prill 2003. Ajo ka qenë presidente e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Ka intervistuar liderë të Egjiptit dhe Palestinës, si dhe ka shkruar artikuj për problemet e refugjatëve palestinezë.

Ka publikuar librin autobiografik “Bija e Shqiponjës” (1938). Ajo ishte një zë shumë aktiv kundër regjimit komunist. Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, kur ishte 80 vjeç, ajo mori në kujdesin e saj tre fëmijë shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin pësuar plagë gjatë luftës.

Në Nju-Jork Nexhmie Zaimi njihej si “Zonja e parë e Shqipërisë”, ndërkohë që Italia (ku ajo kishte punuar për një kohë) i ka dhënë titullin “Kalorës Komandor i Kurorës së Italisë”.

Marrë nga Autoriteti i Dosjeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.