Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3 ballë.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Jam në gjyq se e quajta Dukën sulltan dhe matrapaz”, Artan Hoxha: Po shpopullohet futbolli, mund të luash edhe me 11 të huaj

SPAK kontrolle në vilat luksoze të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

Vranë korrierin me çanta 500 mijë euro, shqiptari dhe turku dënohen me burg përjetë

Punëtorët punonin poshtë furgonit në gomisteri, mjeti shkrumbohet nga flakët

“Nuk shoh sukses”, ish-sekretari i FSHF-së analizon ekipin kombëtar: Kjo është braktisje e futbollit shqiptar

"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Shakohoxha tallet me shtatë mandatet e Dukës: Punon pa rrogë, si Nënë Tereza!

“Piloti shqiptar u vra nga policia spanjolle”, Artan Hoxha: Ishte i rrezikshëm, krimi e kishte blerë

E rëndë në Greqi/ 27-vjeçari shqiptar qëllon në sy një shtetas grek! Sekuestrohen 9 thika





