Kushtetuesja e la në qeli, reagon Meta: Së paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e tij lidhur me masën e sigurisë dhe procedurën e arrestimit. Në një reagim në Facebook, Meta e cilësoi vendimin si të pritshëm, duke ironizuar institucionin me shprehjen “Gjykata e Lanës”.
Sipas tij, vendimi vjen pas një zvarritjeje të qëllimshme prej 6 muajsh, me synim pengimin e ndjekjes së çështjes në instancat ndërkombëtare.
Reagimi:
Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.
Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana. Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.
Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.
Lexo edhe
AKTUALITET
Parkimet private po zhvasin qytetarët: Te “5 Maji” 1 minutë hyrje-dalje tarifohet 200 lekë

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, dënohet me 6 vite burg Tik-Tokeri, Altin Çoku

Banorët denoncojnë: Rruga në Babrru degradohet një vit pas rikonstruksionit

Fluks hyrje-daljesh në dy pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë

GJKKO pranon kërkesën e Ervis Berberit për gjykim të shkurtuar

Shokët vizatojnë memorial në palestrën e shkollës ku humbi jetën 17-vjeçari

Pak pas marrjes së detyrës, kreu i Policisë së Shtetit shkon në SPAK

SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për telefona, në ‘sitë’ qelitë e Veliajt dhe Beqajt





