Kushtoi 1.2 milionë euro, degradohet gjendja në Unazën e Poshtme të Burrelit, shembje dhe fundosje në rrugë

Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në një pjesë të mirë të gjatësisë së saj ka pësuar shembje dhe fundosje. Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, dëmtimet e mëparshme nuk janë rikonstruktuar nga firma kontraktore “Ulza sh.p.k”, duke shkaktuar përkeqësim të gjendjes.
Ndonëse duhej të ishte në funksion prej të paktën 6 muajsh, kjo rrugë që kushtoi 1.2 milionë euro ka pësuar 4 shembje të mëdha duke e bërë totalisht të pakalueshme. Pak muaj më parë ARRSH dërgoi një grup ekspertësh për të vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe deklaroi se do të ndërhynte me një tjetër investim për të riparuar shembjet e pësuara.
Ekspertët kanë parashikuar ndërtimin e pilotave në një gjatësi 300 metra lineare, por investimi ende nuk ka nisur, duke bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të kalojnë akoma përmes rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

Institucionet 'fluturojnë' me paratë publike: 3.8 milionë euro për bileta ajrore në 2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Janë më keq se egërsirat”- Libri i historianit irlandez: Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën, Mehmet Sh...

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Fotolajm/ Plagoset një 15-vjeçar në Korçë, detaje nga ngjarja

Dosja e SPAK/ Ermal Beqiri bleu pronë 2.2 mln € te “Pelikani Security” dhe apartament te “FAFA”





