Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

"Kuti vere" të mbushura me kartëmonedha të prerjeve 100, 200 dhe 500 euro/ Si Karçanaj përfitonte para në mënyrë të paligjshme

P
Piranjat22 April 2026, 18:21 · 3 min lexim
"Kuti vere" të mbushura me kartëmonedha të prerjeve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi me kërkesë të SPAK-ut dhe prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, që ka lidhje me hetimet ndaj AKSHI-t.

Sipas veprimeve hetimore të kryera deri më tani të evidentuara në dosje, krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, janë përfshirë në një skemë të mirorganizuar, me qëllim kontrollimin e procedurave të prokurimit, të cilat tenderohen nga Autoritetit Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit (AKSH), me qëllim krijimin e përftimeve të padrejta materiale.

Në dosjen voluminoze theksohet se shtetasja Mirlinda Karçanaj, në rolin e titullarit të Autoritetit Kontraktor (AKSH), shtetasja Hava Delibashi, në cilësinë e zëvendësdrejtoreshës së Përgjithshme të AKSH (më herët në cilësinë e drejtoreshës juridike), kanë siguruar vendosjen e kritereve të paligjshme në procedurat e prokurimit, me qëllim favorizimin dhe krijimin e privilegjeve të padrejta, për operatorët ekonomikë "Sofi & Solution sh.p.k, "First" sh.p.k dhe "Fastech" sh.p.k, apo dhe shoqërive të tjera tregtare, të lidhura në mënyrë të tërthortë me shtetasin Ermal Beqiri, si shoqëritë “Horizon” sh.p.k. dhe “Communication Progress" sh.p.k.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në mënyrë korruptive nga Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima, vlerën prej 200.000 eurosh, në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani (nëpërmjet shtetasit Daniel Shima) në disa raste ka marrë "kuti të vere" të mbushura me kartëmonedha EURO të prerjeve 100, 200 dhe 500.

Po ashtu, sipas hetimeve ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ku përmendet blerja e tri pasurive, dy në Tiranë dhe një në Qerret, me qëllim favorizimin e shoqërisë "Soft & Solution" apo dhe kompanive të tjera, në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte AKSHI.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.