AKTUALITET

'Kuvendi, kasafortë e aferave', Dedaj: Dosja Balluku po mbahet e fshehtë për të mbrojtur Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 18 December 2025, 09:03

'Kuvendi, kasafortë e aferave', Dedaj: Dosja Balluku po mbahet e

Gazetari theksoi se nga pjesët e dosjes të bëra publike rezulton se Balluku ka vepruar me “porosi” të Edi Ramës për procedura që lidhen me segmentin e Unazës së Madhe, ndërsa SPAK e akuzon ish-ministren se po ushtron presion mbi vartësit dhe dëshmitarët, duke tentuar të prishë provat e hetimit. Sipas Dedajt, pikërisht këto fakte janë arsyeja pse mazhoranca po bën gjithçka për të penguar transparencën dhe për të zvarritur procesin.

Dedaj theksoi se opozita kërkon transparencë të plotë dhe njohje me provat, pasi vetëm mbi to Kuvendi mund të marrë një vendim të drejtë për kërkesën e SPAK, ndërsa çdo përpjekje për t’i fshehur ato përbën, sipas tij, mbrojtje të hapur të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

Pjesë nga deklarata:

Fatkeqësisht, nuk janë njohur me dosjen. Janë njohur vetëm me një relacion dhe dy vendime të gjykatës, të cilat i disponojnë mediat dhe i disponon edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike prej muajsh, që prej ditës kur u dha masa e parë për zëvendëskryeministren Balluku. Ndërsa provat, të cilat, në bazë të rregullores së Kuvendit, në momentin kur ato vijnë në Kuvend duhet t’u vihen në dispozicion secilit prej anëtarëve të Këshillit të Mandateve, mbahen në një USB në zyrën e Niko Peleshit.

Është një situatë e panjohur më parë për sa i përket procedurës parlamentare, për faktin se, siç e thashë, ato prova përbëjnë sekret hetimor, padyshim. Por deputetët e Këshillit të Mandateve duhet të njihen me to, sepse mbi ato prova bëhet i gjithë diskutimi i ditës së premte, pra nesër, në Këshillin e Mandateve, në mënyrë që të jepet ose jo autorizimi për masën që do të kërkojë SPAK-u.

Kjo është ajo që ka ndodhur gjatë gjithë ditës së djeshme: debat politik, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka insistuar dhe ka kërkuar me ngulm që ato prova të Prokurorisë Speciale t’i vihen në dispozicion grupit parlamentar, por ato nuk i janë vënë në dispozicion. Pra, ajo që deputetët e opozitës deri më sot, deri në këto momente kur unë flas, njohin, është vetëm një relacion i Prokurorisë Speciale që mban firmën e prokurorit që ka hetuar ngjarjen. Një përmbledhje e asaj që SPAK-u pretendon në raport me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, por pa u vënë në dispozicion provat.

Kemi parë kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Sali Berisha, i cili ka nxjerrë disa pjesë të dosjes apo të relacionit në përgjithësi, ku përmendet drejtpërdrejt se Belinda Balluku urdhëron vartësit e saj që të japin një segment të Unazës së Madhe, duke theksuar se kjo bëhet me porosi të Edi Ramës. Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse Kuvendi, ose më saktë kryetari i Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë zyrtarët e mazhorancës, u kthyen në “kasafortën” e SPAK-ut.

Është ironike ajo që po ndodh. Prokuroria Speciale ia beson provat kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, dhe Taulant Ballës, në mënyrë që ato të mbahen sekret. Është ironike e gjithë kjo situatë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, por duket se ajo USB përmban emra që deri më sot nuk janë bërë publikë, me përjashtim të atyre pjesëve që u bënë publike nga kryetari i Partisë Demokratike. Kjo është arsyeja kryesore: po përpiqet që korrupsioni, ku përmendet tashmë edhe emri i Edi Ramës, të mbahet në kasafortë dhe t’u fshihet deputetëve të Partisë Demokratike dhe, si rrjedhojë, edhe opinionit publik.

Padyshim, Flavio, kjo dosje përmban sekret hetimor dhe mund të ketë një vendim të Prokurorisë Speciale dhe të Gjykatës Speciale që të mos publikohen provat në media, por deputetët e opozitës dhe të mazhorancës duhet të njihen me këto prova, sepse mbi to duhet të marrin vendimin nëse do të jepet apo jo autorizimi për masën shtrënguese që pretendon të marrë SPAK-u, një masë që ende nuk është bërë publike.

Unë mendoj se kryeministri Edi Rama, të paktën edhe nga reagimi publik që pati një ditë më parë, nuk do t’ia heqë mandatin dhe nuk do t’i heqë imunitetin. Do të përdorë disa mekanizma, do të kërkojë kohë për shqyrtimin e dosjes dhe do të përpiqet ta shtyjë sa më shumë këtë çështje.

Për hir të vërtetës, Flavio, në këto kushte kemi qenë edhe disa vite më parë. Të gjithë ne që jemi të angazhuar në gazetari dhe në informimin e publikut e mbajmë mend historinë me zotin Saimir Tahiri. Në atë kohë, zoti Tahiri akuzohej drejtpërdrejt për disa vepra shumë të rënda penale, por mazhoranca refuzoi t’i hiqte imunitetin dhe t’i jepte mundësinë Gjykatës së Krimeve të Rënda të ushtronte kontrolle dhe hetime ndaj tij. Më vonë, për shkak të daljes së fakteve të tjera dhe rëndimit të pozitës së tij përballë ligjit, u detyrua të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe, siç e dimë, më pas u arrestua.

Ajo që është shqetësuese është fakti se, nëse kujtojmë masën që iu dha, pra pezullimin nga detyra, Prokuroria Speciale, në relacionin e shpërndarë deputetëve dhe të bërë publik nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka theksuar se Belinda Balluku, dhe kjo sipas saj është e vërtetuar me metoda speciale, po ushtron presion mbi vartësit e saj, mbi persona që kanë informacion për procedurën. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse SPAK-u kërkoi pezullimin e saj nga detyra: për t’i hequr mundësinë të ushtrojë presion, të prishë prova apo të intimidojë persona të përfshirë në hetim.

SPAK-u, në relacion, thotë se e ka të faktuar se Belinda Balluku e ka nisur tashmë këtë proces, duke ushtruar presion dhe duke tentuar të prishë provat e hetimit. Për këtë, i referohet me emra konkretë zyrtarëve që janë thirrur nga zëvendëskryeministrja në zyrën e saj pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, ku u është bërë presion dhe u është kërkuar, në një formë apo tjetër, të mos jenë pjesë e hetimit ose të manipulojnë provat.

Kjo është situata reale me të cilën përballemi sot.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?