Kuvendi miraton financimin 4.3 milionë euro për koncertin e Kanye West

Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës aktin normativ që parashikon financimin e pjesshëm të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, duke akorduar 4.3 milionë euro për organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë.
Vendimi u miratua gjatë seancës plenare, mes tensioneve dhe protestës së deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit. Në të njëjtën seancë, mazhoranca miratoi edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2026, si dhe disa projektrezoluta për veprimtarinë e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura.
Rezultatet e votimeve:
Projektrezoluta për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor – 84 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë – 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit – 82 pro, 1 abstenim, asnjë kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme – 83 pro, 1 abstenim, asnjë kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e SPAK-ut – 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Avokatit të Popullit – 83 pro, asnjë abstenim, asnjë kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
Akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 – 82 pro, asnjë abstenim, 3 kundër.
Akti normativ për financimin e pjesshëm të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare – 80 pro, asnjë abstenim, 6 kundër.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

20 vite më parë vrau gruan, ICE ndalon shqiptarin në SHBA sapo del nga burgu: Do ta dëbojmë

Pritet mbyllja e seancës plenare/ Protestuesit “zënë pritë” me vezë në afërsi të Parlamentit

Policia e Edi Ramës arreston dhunshëm Edison Likën, një nga koordinatorët e protestës





