AKTUALITET

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 21:15
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/

Aktivistja, Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se klasa e korruptuar 36-vjeçare duhet të marrë fund, pasi është një problem i përbashkët.

Më tej, aktivistja foli për problematikat në shkolla, spitale duke argumentuar se po kthehen në vende të rrezikshme për shkak të mënyrës së funksionimit të tyre. Në fund, ajo tha se protesta do të vijojë dëri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike.

Sidorela Vatnikaj: Në 103 ditë kemi arritur një gjë shumë të madhe, ndoshta gjithçka që as e mendonim dhe as e kërkonim në fillim. Ja ia kemi dalë të vijmë këtu dhe të bëhemi bashkë, pavarësisht se vijmë nga krahina të ndryshme, nga besime të ndryshme fetare, ideologjike, nga nivele të ndryshme ekonomike, arsimore dhe, mbi të gjitha, për mua më e rëndësishmja është që ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat. Nga bebe të vogla deri te pensionistë, të cilët kanë të njëjtin hall, problem, dhe ajo quhet klasa e korruptuar 36-vjeçare.

Në 103 ditë, tentativat për të na shantazhuar, për të na frikësuar, për të na ndarë, përçarë dhe për të na vënë përballë njëri-tjetrit, vetëm sa janë intensifikuar. Kjo nuk do të thotë që jemi ndryshe nga se ishim në fillim dhe nuk do të thotë që kjo protestë do të mbyllet sot, spitalet u rregulluan, shkollat u rregulluan dhe se do të jetojmë në një Shqipëri të lirë, që kemi protestuar.

Prandaj, ndaj kësaj propagande që tenton të zhvendosë thelbin e problemit, nga klasa e korruptuar politike 36-vjeçare, drejt njëri-tjetrit, i themi se ne nuk e hamë më sapunin për djathë. Jemi këtu sepse i dimë problemet tona. Jemi këtu sepse më në fund ia kemi dalë të bëhemi bashkë dhe ta njohim armikun që na ka vjedhur, që na ka grabitur dhe që na ka dhunuar për 36 vjet.

Prandaj, kur të mendoni se jeni në pikën më të ulët të besimit, kujtoni ditën e parë dhe atë që ju nxori në këtë shesh. Kujtoni spitalet ku do të shkojmë, e ku nuk do të ketë as serume, le më ilaçe për të sëmurët. Kujtoni shkollat ku do të çoni fëmijët, ku jo vetëm që s’ka nivel akademik, por është e rrezikshme edhe për jetën e tyre.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?