Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

La pas një vajzë dhe vuante nga depresioni, ja kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te "Liqeni i Thatë"

P
Piranjat16 July 2026, 20:53 · 2 min lexim
La pas një vajzë dhe vuante nga depresioni, ja kush është

Është publikuar fotoja e Migena Topit, e cila këtë të enjte dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëhedhur në Liqenin e Thatë. Bëhet me dije se fillimisht policia është njoftuar nga banorët e zonës, pasi një mjet kishte bllokuar rrugën dhe ishte lënë aty për rreth 30 minuta. Efektivët kanë shkuar për verifikim dhe, pasi nuk kanë gjetur drejtuesen e mjetit, kanë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë.

Aty u zbulua se 46-vjeçarja, e cila banonte pranë kësaj zone, kishte lënë makinën pranë liqenit. Brenda saj kishte lënë disa sende personale, telefonin celular dhe disa ilaçe, pasi dyshohet se vuante nga depresioni.

La pas një vajzë dhe vuante nga depresioni, ja kush është

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia konstatoi se, pasi la makinën, Migena ka lëvizur në zonë për rreth 10 minuta dhe më pas është hedhur në ujë, ku ka humbur jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar polumbarët, të cilët, pas 45 minutash kërkimesh, arritën të gjenin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të Migena Topit.

Mësohet se ajo vuante nga depresioni, i cili ishte përkeqësuar pas humbjes së motrës. Po ashtu, bëhet me dije se Migena Topi la pas një vajzë 20-vjeçare.

Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 15:00, 46-vjeçares do t'i jepet lamtumira e fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.