Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, i lënduar edhe djali i viktimës, autori ende në kërkim

Një sherr ka ndodhur pak më parë në zonën e njohur si lagja Pavarësia, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike. Bëhet me dije se, pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari, i identifikuar si Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.
Mësohet se Aliaj ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale. Nga sherri ka mbetur i lënduar edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të deritanishme, autori është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës. Sakaq, Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Lexo edhe
AKTUALITET
17-vjeçarit nga Durrësi i pushon zemra në orën e fiskulturës

I arrestuar për tentativë vrasjeje në familje, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri 91-vjeçar

Kërcënimi ndaj gazetares Avi Mema dhe kameramanit, reagon UGSH: Policia dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë!

Kompensimi i TVSH-së për fermerët, si do të llogaritet me autofaturat

Rriten çmimet e biletave ajrore nga kriza e karburanteve, dilema për prenotimet verore

Nipi ekzekutoi gjyqtarin Kalaja në sallë/ Gjon Shkambi vijon kërkesat për lirim nga burgu

Mori peng prindërit, shtrohet në psikiatri 35-vjeçari

Sot gjyqi me Ols Dadon/ Shoqërohet nga furgoni i policisë, ja momenti kur kryebashkiaku i Tiranës shkon në Administrative





