Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Lajmi për gjetjen e së bijës/ Nëna e Bleona Matës reagon për Piranjat: Avokatin nuk e njoh, nuk përgjigjet në telefon dhe po përfiton për klikime

P
Piranjat22 September 2026, 20:21 · 2 min lexim
Lajmi për gjetjen e së bijës/ Nëna e Bleona Matës

Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj për fatin e vajzës së zhdukur prej vitesh, nëna e saj ka reaguar ekskluzivisht për Piranjat News.

Ajo i mohon kategorikisht deklaratat e avokatit se Bleona është birësuar nga një çift grek dhe se jeton jashtë Shqipërisë. Nëna e Bleonës thotë se nuk e njeh personalisht Alban Durajn dhe nuk e ka takuar asnjëherë.

Sipas saj, pas deklaratave të bëra publike, ajo ka tentuar vazhdimisht ta kontaktojë avokatin për të marrë sqarime, por pretendon se ai nuk i është përgjigjur dhe nuk i hap telefonin.

Nëna e Bleonës shprehet për Piranjat se nuk e di se mbi çfarë bazash janë bërë këto deklarata dhe pretendon se avokati po përfiton nga vëmendja që ka marrë çështja e vajzës së saj.

Ajo thekson se deklarata të tilla, sipas saj, nuk ndihmojnë në zbardhjen e fatit të Bleonës, por vetëm i shkaktojnë dëm çështjes dhe familjes.

Ndërkohë, nëna e vajzës ngre edhe shqetësimin për mënyrën se si institucionet shqiptare kanë trajtuar rastin. Ajo pretendon se deri më tani shteti nuk ka bërë sa duhet për gjetjen e Bleonës dhe se nuk është ndaluar apo hetuar askush në lidhje me zhdukjen e saj.

Për Piranjat News, ajo bëri të ditur gjithashtu se aktualisht po bashkëpunon me detektivë të huaj, në përpjekje për të gjetur gjurmët e vajzës dhe për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me të.

Nga ana tjetër, mamaja e Bleonës, ka deklaruar se dyshon se Bleona është rrëmbyer nga disa persona me të cilët familja Mata ka qenë në konflik prej vitesh.

Nëna e Bleonës kërkon që për çdo informacion mbi fatin e vajzës së saj të ketë prova dhe verifikim, ndërsa paralajmëron se do të kërkojë edhe përgjegjësi ligjore për përhapjen e informacioneve që ajo i konsideron të pavërteta./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.