Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Lala: Ilir Proda e kriminalizoi policinë! Kishte dhënie gradash të pamerituar, presion dhe frikë te efektivët

P
Piranjat11 April 2026, 17:32 · 3 min lexim
Lala: Ilir Proda e kriminalizoi policinë! Kishte dhënie gradash

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke theksuar se ai ishte prej kohësh emri më i përfolur për këtë post.

Sipas saj, Hita do të ketë nevojë për një periudhë 1 deri në 3 muaj për të kuptuar situatën reale në institucion dhe sfidat e trashëguara nga paraardhësi i tij, Ilir Proda.

E ftuar në emisionin “Kjo javë”, Lala u shpreh se Policia e Shtetit ka qenë nën një presion të madh, duke përmendur dhënie gradash të pamerituara dhe një klimë frike brenda radhëve të efektivëve.

Ajo theksoi se drejtori i ri duhet të ndërtojë një ekip të besueshëm për sektorët kyç, si ai operacional dhe krimi kibernetik, ndërsa një tjetër sfidë mbetet garantimi i proceseve të drejta dhe ligjore, pasi sipas saj konkurset shpesh kanë qenë fiktive.

Gazetarja kërkoi gjithashtu depolitizimin e policisë dhe rritjen e standardeve të punës, duke sugjeruar pajisjen e efektivëve me kamera trupore dhe krijimin e strukturave të posaçme për të shmangur dekonspirimin e operacioneve.

Klodiana Lala: Unë e thashë dhe më herët, duket iu referuar dhe burimeve, se zoti Skënder Hita ishte emri më potencial për t’u zgjedhur drejtor i Policisë së Shtetit. Zotit Hita do t’i duhet 1-3 muaj për të parë se si është grahmat e fundit. Paraardhësi i tij ishte zoti Proda. Unë kam folur për këtë personazh, ai është i larguar. Policia ishte në një presion të jashtëzakonshëm. Kishte dhënie gradash në mënyrë të pamerituar, kishte frikë te policia. Kishin frikë për të pirë një kafe miqësore me dikë. Ai do të duhet të gjejë emrat e besuar për të drejtuar një sërë sektorësh. Operacionalen, krimi i kibernetikës.

Zoti Hita duhet të marrë garanci ligjore, pasi konkurset janë fiktive. Ai do të duhet të bëjë një polici larg politikës. Atij i duhen garancitë ligjore. Duhet të bëhen konkurse reale, jo fiktive, të bëjë ndryshime ligjore. Punonjësit e policisë duhet t’u jepet autoriteti, mos të sillen si banditë në rrugë. Do të duhet të pajisjen me kamera trupore, do të duhet të kenë strukturë të posaçme për ta, pasi ka pasur incidie nga prokuroria se shumë operacione janë dekonspiruar. Ka shumë sfida që ka përpara. Do të duhet të marrë garanci ligjore dhe të prezantohet nga zyrtarë me integritet, qoftë dhe në përballje me mediat. Ilir Proda e kriminalizoi policinë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.