AKTUALITET

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 16:46
Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar si censurë rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për raportimin e medias. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e dispozitave që prekin punën e gazetarëve.

Në një intervistë për News24, Lala deklaroi se rregullorja e re bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën. Sipas saj, kërkesa për akreditimin e gazetarëve përplaset me parimin që seancat gjyqësore duhet të jenë publike, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Gazetarja vuri në dukje gjithashtu se rregullorja hyn në fuqi në një periudhë kur disa figura të politikës janë në proces gjykimi, ndërsa të tjera pritet të përballen me gjykatën.

Duke folur për masat e sigurisë që zbatohen aktualisht për hyrjen në ambientet e gjykatës, Lala tha se gazetarët u nënshtrohen disa niveleve të kontrollit dhe se seancat regjistrohen në sistemin audio.

“Ne kontrollohemi në hyrje nga garda. Lëmë çantat, kalojmë në skaner. Kalojmë skanerin e dytë dhe më pas kemi kontroll fizik nga një punonjëse e autorizuar nga ligji, që kontrollon vajzat dhe gratë dhe një punonjës mashkull që kontroll burrat. Pra ka një sistem sigurie të sofistikuar. Të gjithë seancat janë të regjistruara në sistemin audio.

Pra do të thotë se kjo rregullore që ka miratuar zoti Erjon Bani, që është administrative që nuk është përqafuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, bie ndesh me ligjin, kërkon akreditimin e gazetarëve ndërkohë që ligji dhe kushtetuta thonë se seancat janë publike përveç se në rastet kur ligji parashikon të kundërtën. Ne nuk lejohemi të kemi një celular. Gjë tjetër që përbën problematikë është akreditimi. Formulari kërkon adresën e shtëpisë. E dhënë e panevojshme.”, tha ajo.

Një tjetër pikë të rregullores që Lala e kundërshtoi lidhet me kërkesën që gazetarët të betohen se do të thonë të vërtetën. Sipas saj, një kërkesë e tillë është e papërshtatshme, pasi gazetarët nuk janë dëshmitarë në procesin gjyqësor.

“Tjetër skandal i madh është se gazetari duhet të betohet se duhet të thotë të vërtetën. Ne nuk jemi dëshmitarë të gjykatës”, shtoi ajo.

Lala paralajmëroi se çështja mund të dërgohet deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, nëse kërkesa e gazetarëve nuk merr zgjidhjen e pretenduar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse këtë fitore se marrim në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të ndikohet, jam e bindur se e drejta jonë mund të fitohet në Gjykatën e Strasburgut.”, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?