"Largoi 1,2 milionë shqiptarë në emigrim"/ Qytetari në ditën e 60-të të revoltës: Rama duhet të largohet një orë e më parë

Një pensionist u shpreh se Rama duhet të largohet një orë e më parë, ndërsa nënvizoi se protesta i ka vrarë frikën qytetarëve shqiptarë, atë frikë që e kishte mbjellë kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, qytetari nënvizoi se edhe pensioni i tij ishte qesharak dhe nuk i dilte. Në fund, qytetari akuzoi kryeministrin për boshatisjen e Shqipërisë dhe detyrimin e qytetarëve të emigrojnë.
“Protesta i hoqi frikën këtij populli për të dalë. Rama i kishte futur frikën këtij populli për të dalë në protestë dhe kjo është e rëndësishme. Kjo protestë e madhërishme i ka hequr frikën këtij populli nga Edi Rama, sepse ai kishte mbjellë vetëm frikë në popull. Pensioni im nuk arrin, nuk del.
Kam punuar në firma të mëdha, kam punuar edhe me ministra. Kam punuar edhe me një njeri afër Ramës për 12 vjet si inxhinier topograf në ndërtime dhe në fund më kishte siguruar vetëm 2 vite.
Ai njeri nuk është shqiptar, nuk mund ta quaj shqiptar atë njeri që përdhunon njerëzit e këtij kombi shqiptar. Ai meriton të largohet një orë e më parë. U rrit kërriçi i Vunoit dhe tani drejton shtetin.
Ai është kriminel.
Ky ka hequr nga Shqipëria 1,2 milionë njerëz dhe i ka çuar në mërgim, rrugëve të botës”, tha protestuesi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mbahet sot protesta e 60-të kundër Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej

"Konsumues i heroinës!" Mjeku i Spitalit të Durrësit jep detaje për gjendjen shëndetësore të pacientit që e bënë të vdekur

Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme

“Ministria e Shëndetësisë po mashtron”/ Stafa publikon videon: Pacienti nuk vdiq, u braktis me ambulancë në Portin e Durrësit

Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër! Protestat, një realitet i ri politik





