Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

“Lartmadhëria prishi pushimet, hall i madh”, Korreshi ironizon Ramën: Në Lushnje s’pastrohen kanalet

P
Piranjat12 August 2026, 19:25 · 2 min lexim
“Lartmadhëria prishi pushimet, hall i madh”, Korreshi ironizon

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar takimin e Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive të vendit, ku u diskutua për reformën e re territoriale.

“Nuk e di se si do ta përballojmë gjithë këtë dhimbje që na paska prishur Lartmadhëria pushimet ditore”, ironizoi Korreshi, i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN, nga Pandi Gjata.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, bashki e cila sipas projektligjit të ri është parashikuar të shkrihet dhe të bashkohet me Lushnjën. “Shpresoj që ato përrallat që u tha qytetarëve të vet, të ketë pasur guximin që, t’ia thoshte diçka dhe atij, arsyet që nuk duhet të bashkohet bashkia. E para njëherë, ku është kjo superperformancë e Bashkisë Lushnjë, që është që të hap barkun? Dhe po të vij këtu nga mëngjesi në darkë, plehrat po na mbytin”, tha Korreshi.

“Katundet e Myzeqesë këta i kanë lënë në harresë. Si në Bashkinë Divjakë, si në Lushnjë, kanalet janë pa pastruar. I marrin lekët e taksave të gjithë bujqve dhe fermerëve, ose të gjithë atyre që kanë mjete bujqësore, po nuk ua përkthejnë në shërbim. Nuk po flasim për rrugët e parcelave, që tashmë është mirazh, por pastrim kanalesh apo të ketë ndonjë premisë...”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.