AKTUALITET

Letra që zbulon fytyrën e vërtetë të diktaturës: si u detyrua Safo Marko t’i lutej Enver Hoxhës për jetën dhe pafajësinë e Petro Markos

Piranjat Përditësimi i fundit 22 August 2026, 09:42

Letra që zbulon fytyrën e vërtetë të diktaturës:

Është publikuar një nga letrat më të dhimbshme dhe domethënëse të kohës së pasluftës në Shqipëri — një dëshmi personale, njerëzore dhe politike e asaj që përjetoi familja e shkrimtarit Petro Marko në vitet më të errëta të regjimit komunist. Gruaja e tij, Safo Marko, i shkruan Enver Hoxhës më 6 nëntor 1948, pasi Petro ishte mbajtur 18 muaj në izolim, pa gjyq, pa informacion, në birucat e ashtuquajtura të “Armiqve të Popullit”.

Letra e saj drejtuar diktatorit nuk ishte thjesht lutja e një bashkëshortjeje. Ajo ishte portreti i një familjeje që kishte sakrifikuar për idealet antifashiste — Petro Marko, shkrimtar, gazetar dhe ish-vullnetar në Brigadat Internacionale, dhe Safo Marko, shoqja që e ndoqi në çdo periudhë internimi, varfërie dhe zhvendosjeje. Të dy kishin ardhur në çlirimin e vendit me bindjen se idealet për të cilat kishin sakrifikuar do të shpërblinin më në fund njerëzit e drejtë. Por, si shumë familje të tjera të asaj kohe, u përplasën me mekanizmin brutal të dyshimit, spastrimeve dhe lojërave të pushtetit.

Në këto rreshta, Safo i drejtohet Hoxhës me një gjuhë përulëse, siç kërkonte koha, por nën nëntekst lexohen frika, lodhja, tmerri i 18 muajve pasiguri dhe, mbi të gjitha, besimi i verbër se drejtësia e Partisë do ta nxirrte Petro Markon të pafajshëm. Kjo letër është një dokument i rrallë ku përplasen idealizmi, indoktrinimi dhe dramën personale e një familjeje që për dekada do të mbetej në kufijtë e harresës dhe nënvlerësimit.

Ajo çka mbetet sot është zëri i Safo Markos — një zë që vjen nga thellësia e frikës dhe dashurisë — dhe kujtimi i një shkrimtari që do të shpëtonte vetëm falë talentit dhe qëndresës së tij, por që gjithë jetën do ta paguante çmimin e mosbindjes dhe pavarësisë.

Më poshtë gjeni tekstin e plotë të letrës:

I nderuar Gjeneral Kolonel
Enver Hoxha
Unë që sot po u drejtohem jam personalisht, jam gruaja e Petro Markos, Safo Markos.
Ju bëj këtë lutje:
Burri dhe shoku im Petro Marko është arrestuar më 15 Maj 1947 dhe gjer sot 6 Nëntor 1948 ay qëndron i izoluar në birucat e errëta të Burgut të Armiqve të Popullit. Me fatin e tij asgjë nuk dije deri pardje ish vdekur a gjallë, sëmurë a shëndoshë. Pardje m’u dha befas leje, pas 18 muajsh të takohen me të Ay Ka katandisur gati një kufomë, po zëri i asaj kufome ish i qartë kur nga hekurat e takimit më foli “Safo, unë jam i pastër si xhami, siç më njeh ti dhe dije se çdo ditë kam pritur gjyqin ku të dilte e drejta, të mbaronte vuajtja, gjyqin që do t’më jepte pa tjetër pafajësinë, po më kot.
Veç sot, pas kaq kohe shokët më folnë si shok si kurrë ndonjë herë më këta 18 muaj. Sot shokët më lejuan të takoj ty pas 18 muaj nga data e arrestimit!
Pse vallë?!
Dhe unë shoku Komandant iu përgjigja thjeshtë se puna ndryshoi, se fajtorët e vërtetë i dënoi Partia dhe Ti dhe Populli.

Sot zemra ime flet kështu si logjika: “Petro Marko do të dalë i pafajshëm, Petro Marko do të dalë kryelartë dhe i larë përpara të gjithëve.
Ay përmes vuajtjeve ka gjetur rrugën e vërtetë kur qe akoma shumë i ri në regjimin e Zi të Zogut, në kohën e fashizmit, ai vuajti burgje dhe internime dhe me çlirimin e Shqipërisë erdhi si atdhenë e liruar e filloi të punonte.

Shoku Komandant, ay shkruante për Ushtrinë e Kuqe me zemër dhe më lexonte mua me sy që i shkëlqenin çdo shkrim të ditëve të çlirimit dhe punës s’onë. Ay ishte gjithmonë i drejtë i pastër dhe ashtu si një fëmijë i padjallëzuar do të vdesë. Ay nesër kur të lirohet do të harrojë vuajtjet e këtyre 18 muajve dhe do të punojë siç punonte kur gdhihej tërë natën me punëtorët e Shtypshkronjës Bashkimi për radhitjen e lëndës e i drejtonte ata. Ay më ‘46-ën vuajti se shokët po i largoheshin dhe u dëshpërua. Desh të sqarohej me shokun Nako dhe Koçi Xoxe – po të dy flisnin ndryshe (siç më tregonte ay).

Po atëherë gjithë udhëheqja për ne, kishte një gjë e cila s’mund të dukej e gabuar. Sot që u nda pjesa e dobët e saj dimë dhe kujt t’ia lëmë fajin e gjithë vuajtjeve tona.

Sikur ay të kish qenë vërtet fajtor porse të mos dënohej me kohë? Po sikur ky njeri që unë e njoh të pafajshëm, e quaj si punëtor të kohës s’orës të lirë, të kishit humbur jetën?

Shoku komandant! Unë sot me zemër të drejtohem, me zemër se sot e di drejt krejt të kthej zemërimin tim për vuajtjet tona kot duke ju kujtuar se në birucat e Burgut të Armiqve të Popullit, gjendet i izoluar Petro Marko, burri im, për të cilin unë kurrë nuk dyshova të ketë faj dhe që pardje e dëgjova të më flasë me sy të pastër për pafajësinë e tij, ju lutem juve të mejtoni tani për të dhe të siguroj se ay do të jetë i velfshëm tërë jetën për Pushtetin tonë dhe popullin që ay do dhe për Partinë, rrugën e së cilës e ka pushtuar nga të parët që shumë i ri (edhe unë me të pranë do të punoj më mirë dhe do të gëzoj lumturinë pa frikë)!

Unë këto ditë do të pres më orë dhe me besim që ay do të kthehet pranë dhe unë ta ndihmoj të fitojë shëndetin dhe populli të mos na shohë më me sy të vrenjtur.
Sot dëgjova të shitej “Zëri i Popullit” dhe mu ngjeth mishi se kujtova Petron kur më thosh : “Se shkruajti të çelen zyrat e Redaksisë së Zërit të Popullit dhe unë e kam qef dhe besoj se jetë aty”.

Lirohem Shoku Komandant dhe Petro nuk do të gabojë kurrë.
Nuk do të ketë më të lumtur se ne dhe më punëtorë!

Letra që zbulon fytyrën e vërtetë të diktaturës:

Letra që zbulon fytyrën e vërtetë të diktaturës:

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?