Lëvizjet me skuter ngjallin dyshime te policia, i riu shqiptar kapet me gjysmë kg kokainë

Hyrjet dhe daljet e vazhdueshme nga banesa e tij, si dhe lëvizjet e shpeshta të shpejta me skuterin e tij, kanë ngjallur dyshime tek hetuesit e Skuadrës të policisë së Riminit.
Ata, të angazhuar në kontrollet për të luftuar shpërndarjen e lëndëve narkotike, e kishin vënë re disa herë të riun duke lëvizur në zonën e Miramare-s dhe, veçanërisht, në bregdet.
Kështu nisën hetimet, derisa zbuluan se i riu banonte në zonën pranë spitalit të Riminit dhe, pasditen e së premtes, vendosën ta ndalonin për një kontroll. I identifikuar si një shqiptar 26-vjeçar, gjatë një kontrolli të parë iu gjetën në xhepa 6 doza kokaine, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Kontrolli u zgjerua edhe në apartamentin e tij, ku u gjetën 4 pako kokaine të mbyllura hermetikisht dhe 15 mbështjellëse të tjera me të njëjtën lëndë narkotike, me një peshë totale prej 500 gramësh. U sekuestruan gjithashtu edhe 2400 euro të tjera, të konsideruara si të ardhura nga shitja e mëparshme e drogës, si dhe materialet për paketimin e dozave.
Për 26-vjeçarin u vendos arrestimi dhe, pasi u dërgua në zyrat e policisë në Piazzale Bornaccini, rezultoi gjithashtu se qëndronte ilegalisht në Itali. Pas procedurave përkatëse, ai u transferua në burgun “Casetti”, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
“Shumë shpejt do të ketë rezultate!”, gazetarja plas bombën: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK!

Makinat përplasen “kokë më kokë”, dy fëmijë përfundojnë në spital!

Masakrohet brezi i pishave në Velipojë, leje për hotel dhe pallat 7-katësh në mes të kurorës së gjelbër!

“Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi

U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët





