Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari, i sekuestrohet edhe municion luftarak

P
Piranjat20 April 2026, 09:24 · 2 min lexim
Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari, i sekuestrohet edhe

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur me pistoletë. Në pranga u vu shtetasi me iniciale E.K, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë.

Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet në çantën marsup 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Po ashtu nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.