Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur edhe i dehur në timon, arrestohet 23-vjeçari! I riu kishte terrorizuar banorët duke qëlluar me pistoletë

P
Piranjat16 April 2026, 08:51 · 2 min lexim
Lëvizte i armatosur edhe i dehur në timon, arrestohet

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bajram Curri, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe në gjendje të dehur.

Policia thotë se i riu, i identifikuar si Akil Gjongecaj u ndalua teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Gjithashtu, nga hetimet paraprake dyshohet se 23-vjeçari ka qëlluar më herët në ajër me armën që e posedonte pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytetin e Bajram Currit, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari i armatosur e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, ky shtetas kishte qëlluar më parë, me armë zjarri, në ajër.

Sekuestrohen arma e zjarrit me municion luftarak dhe automjeti.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Bajram Currit. Për këtë rast u arrestua shtetasi:

-A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.