AKTUALITET

Lezhiani i Anglisë që u fut në shesh me “Toyota” dhe tmerroi njerëzit

Piranjat Përditësimi i fundit 9 May 2026, 15:12
Lezhiani i Anglisë që u fut në shesh me “Toyota” dhe

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në qendër të Tiranës, pranë sheshit “Skënderbej”, ku një automjet tip “Toyota Verso” pa targa hyri me shpejtësi në zonën pedonale duke thyer kangjellat mbrojtëse dhe duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve dhe turistëve. Drejtuesi i mjetit, Viktor Ndoka nga Lezha, i cili prej rreth 10 vitesh jetonte në Angli, lëvizi me shpejtësi përgjatë bulevardit “Zogu i I” përpara se të hynte në sheshin kryesor të kryeqytetit. Skena shkaktoi panik mes kalimtarëve, ndërsa automjeti përfundoi i përplasur pranë gurëve dekorativë afër Muzeut Kombëtar, aty ku për fat ndaloi edhe “aventura urbane” e shoferit.

Ndërhyrja e dy efektivëve të Policisë Bashkiake, Arkid Rizvani dhe Rigert Kasa, shmangu një ngjarje me pasoja të rënda. Sipas burimeve hetimore, shoferi tentonte të vazhdonte lëvizjen drejt pjesës së brendshme të sheshit, ku ndodheshin grupe turistësh dhe qytetarësh. Në një skenë që më shumë ngjante me film aksion me buxhet të ulët sesa me realitetin e Tiranës, efektivi Rigert Kasa arriti t’i merrte çelësin nga timoni dhe të aktivizonte frenën e dorës, duke neutralizuar mjetin. Pas ndalimit, Viktor Ndoka ka deklaruar me tone të larta se po shkonte drejt Ambasadës Amerikane për të denoncuar kryetarin e Bashkisë Lezhë, një shpjegim që nuk i bindi as kalimtarët dhe as uniformat blu.

Pas shoqërimit në Komisariatin Nr.3, për rastin u interesua edhe sektori antiterror, ndërsa Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal nr.6342 për veprat “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”. Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg” për 2 muaj, por Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për 45 ditë dhe urdhëroi kryerjen e ekspertizës psikologjike për të arrestuarin. Ngjarja riktheu edhe një herë debatin mbi sigurinë në zonat pedonale të kryeqytetit, ku mjafton një shofer pa targa, pa kontroll dhe me “mision personal” për ta kthyer sheshin kryesor të Tiranës në pistë improvizimi automobilistik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?